Connect with us

Politike

Meta: Shefi i gomerëve shpalli kapitullimin në Sarandë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë dhe kandidatët për këshillin bashkia në bashkinë e Vlorës.

Meta u ndal tek deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama në Saranda ku i kërkoi ish- kryetari të PS në atë qytet, njëkohësisht sot kandidat i pavarur në garë për 14 majin, që të tërhiqej nga gara sepse dëmtonte rezultatet e PS në Sarandë.

Kreu i PL u shpreh se Rama është i frikësuar se do të dalë i treti në këtë bashki, pas kandidatit të “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatit të pavarur Gjergj Mërkuri.

“Dje shefi i gomerëve shpalli kapitullimin e Rilindjes në Sarandë, sepse jo vetëm që bashkinë e Sarandës mund ta shohë vetëm me satelitët e tij më 15 maj, dhe këtë e dinte prej kohësh, sepse falë Primareve atje është një superkandidat, por nga tmerri se do të dalë i treti i lutet një socialisti me dinjitet që të tërhiqet se ndryshe do mbajë ai përgjegjësi pse do dalë i treti.

 

 

Vete i bën një ekskursion administratës dhe një anë kërcënon socialistin me integritet, nga ana tjetër e lajkaton se bëkemi edhe gabime.

Tani të gjithë e dinë fytyrën e vërtetë të rilindjes dhe karakteri ne dyfishtë të shefit të gomerëve.

Ama kur ia jep të gjitha e dini shumë mirë se çfarë bën.

Vlora e potencialeve e mundësive të jashtëzakonshme duhet tu kthehet qytetarëve të saj. Këtu duan të tjetërsojnë çdo gjë, edhe një nga gjërat më të shenjta që është historia.

Ai socialisti i pavarur ia dha shumë qartë sot përgjigjen, i tha slogani ynë është që Saranda është e qytetarëve jo e partive”, tha Meta.

Advertisement