Connect with us

Bota

Abortoi fëmijën, 22-vjeçari vret me armë zjarri të dashurën

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Teksas, SHBA. Mësohet se një 26-vjeçare është vrarë me armë nga burri i saj 22-vjeçar. Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë abortimi i fëmijës së çiftit nga ana e 26-vjeçares.

Autori Harold Thompson, 22 vjeç babai i foshnjës nuk donte që e dashura e tij, Gabriella Gonzalez të bënte një abort. Vajza ishte e vendosur të abortonte, por 22-vjeçari mori armën dhe e vrau partneren e tij pasi e donte fëmijën e tyre.

Ndërkohë kujtojmë se në Teksas është marrë vendimi që në shtator të vitit 2021, se abortet janë të ndaluara pas 6 javësh shtatzënie.

Advertisement