Politike
Akuzat për deputetin e PS/ Spaho: U godita me grusht
Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka bërë kallëzim në Prokurori pas incidentit të ndodhur në fshatin Zvezdë të Maliqit.
Ai ka treguar gjithçka ka ndodhur, që nga moslejimi i tij në Qendrën e Votimit nga persona të paidentifikuar deri te sulmi fizik ndaj tij.
Spaho thotë se është ofenduar nga disa persona dhe është qëlluar në fytyrë pasi ka akuzuar deputetin e PS Ilir Pendavinji.