Politike
QORI: NUK BASHKEPUNOI ME ATE MASKARA-DEKLARATA
Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, u tregua i prerë sa i takon bashkëpunimit me Sali Berishën, duke e përjashtuar kategorikisht.
Qori tha se Rama dhe Berisha bashkëpunojnë me njëri tjetrin, ndajnë të njëjtat interesa, oligarkë, ndërtues.
“Edi Rama është pushtetari më i keq, por Berisha është sivëllau i tij. Berisha ka edhe një dozë të parrëfyeshme patyfytyrësie. Brenda 3-4 ditësh çfarë nuk tha për të më sulmuar mua, në të njëjtën linjë dhe egërsi me Ramën dhe të bëjë të nesërmen sikur nuk ka ndodhur gjë, të thotë hajde futemi në koalicion. Frika ime është që kjo përsëritet anë e kënd spektrit opozitar, se çfarë thua sot nuk e thua nesër. Mendoj se politika është ndershmëri, vërtetësi.
A do të bashkohej Lëvizja Bashkë me Berishën? Përgjigja është jo për të dyja rastet.
Arsyeja më e thjeshtë sot, nuk e konsideroj Berishën drejtues të një partie opozitare. Ndajnë të njëjtët oligarkë dhe ndërtues me Ramën. Ata janë bashkë, bashkëqeverisin ekonomikisht. Ndërtohet një kullë, ndërtuesit janë të lidhur me të dy.
E dyta, çfarë ka thënë dhe vazhdon të thotë Berisha, shkaku që e ndezi protestën? Sazani dhe Zvërneci që po na i marrin, Sali Berisha për një javë rresht e ka mallkuar protestën dhe e ka konsideruar investimin e Kushner si më të madhin.
Nëse kemi një sistem zgjedhor dhe kushtetues problematik, është në bashkëautorësi, të Ramës dhe Berishës. Berisha dhe Rama janë një, Lëvizja Bashkë kurrë nuk do të bashkohet me një maskara të tillë. As në mënyrë të tërthortë siç ishte me Florian Binaj”, deklaroi Qori.