Connect with us

Rajon

Përdhunoi 21-vjeçaren britanike, policia greke në kërkim të të riut shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në Korfuz, ku turistja britanike 21-vjeçare pretendon se është abuzuar seksualisht nga një shtetas shqiptar 23-vjeçar, i cili punonte si barist në hotelin ku turistja po pushonte, raportojnë mediat greke.

Policia e Korfuzit bën me dije se 21-vjeçarja e ka denoncuar në polici banakierin shqiptar. Shqiptari punonte si barist në pishinën e hotelit dhe të dy kanë filluar të bisedonin përmes Instagramit. 21-vjeçarja, ka deklaruar se 23-vjeçari i sugjeroi që të takoheshin jashtë hotelit, në zonën e Ag. Gjergjit.

Vajza mësohet se ka pranuar propozimin e 23-vjeçarit dhe ka shkuar me të në shtëpinë e tij. Turistja britanike i ka treguar policisë se është sulmuar dhe megjithëse është përpjekur të largohet, 23-vjeçari e ka ndaluar dhe ka abuzuar seksualisht.

Mësohet se banakieri 23-vjeçar me origjinë shqiptare është në kërkim nga autoritetet. Gjithashtu sipas të njëjtit burim, mjekja që ka ekzaminuar 21-vjeçaren nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e saj.

Advertisement