Aktualitet
Gjyqi i Belerit/ Hoxha: Davidi kundër Shqipërisë
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje sesi po ndiqet gjyqi ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, në Facebook, Artan Hoxha ka ndarë fotot nga një lokal në Shkozë, ku edhe është “rezervuar” një tavolinë për të ndjekur gjyqin.
“Mbani frymen njerez… Ne nje salle te lodhur te GJKKO, po zhvillohet nje beteje epike… Davidi, me falni Dhionisios kunder Goliadit(Shqiperise). Rregjimi ultranacionalist i Edi Rames dhe tirania e Shqiperise, perballe me mbrojtesin e demokracise, lirive dhe te drejtave te njeriut, tribunin e helenizimit te Himares, palikarin e kualicionit “Bashke Fitojme” te Sali Berishes, dora vet Dhionisios Alfred Petro Beleri… Koha eshte e maskarenjve, por ATDHEU eshte i shqiptareve… Ne foto: Per shkak te rendesise se madhe globale qe ka ceshtja dhe super audiences mediatike, ne nje lokal mehalle ne Shkoze, ka filluar rezervimi i tavolinave VIP, per te ndjekur ne radhen e pare vendimin e gjykates per Bejlerin…,“-shkruan në postimin e tij Artan Hoxha.
POSTIMI I ARTAN HOXHËS: