Pinknews
“Nuk pranova të më shisje në Spanjë te shokët e tu”/ Xheneta “kërcënon” Milaim Zekën: Mos m’shti me të degjeneru
Gazetari dhe opinionisti Milaim Zeka ka komentuar reagimin e Xheneta Fetahut ndaj Brikenës, pas një postimi të kësaj të fundit në Instagram, ku shfaqej me një bluzë me mbishkrimin “Jam pronë private e Mateo Borrit”.
I pyetur gjatë një interviste në “Top Albania Radio” nëse Xheneta kishte pasur të drejtë t’i kundërvihej Brikenës, Zeka u përgjigj prerë: “Absolutisht jo”.
Ai e kritikoi ashpër Xhenetën, duke pretenduar se ajo kishte shfaqur sjellje të dhunshme gjatë dhe jashtë eksperiencës në “Big Brother”.
“Xheneta është hala me beter se Brikena, Xheneta ka demonstru dhunë në Big Brother, jashtë Bigut, unë kam krejt qasje tjetër”, deklaroi Zeka.
Pas këtyre komenteve ka reaguar edhe Xheneta Fetahu, e cila përmes një komenti në rrjetet sociale ka hedhur akuza të rënda ndaj opinionistit dhe i ka kërkuar të mos e përmendë më emrin e saj.
“E di që s’munesh me folë mirë për mu masi nuk kom pranu me’m shit ti naper Spanjë te shokët e tu. Mos m’shti me të degjeneru n’sy popullit se kam dëshmi. Rri n’ven tanin mos ma fëlliq emrin. Edhe për familjen tem ha dhe e se kthej kryt mbrapa. E paske harru veten sa ke sha e ke ofendu nëpër studio televizive. Je njeri i fundit që jep mend”, ka shkruar Xheneta.
Deklarata e saj ka shtuar përplasjen publike mes dy personazheve, ndërsa akuzat e ngritura në koment nuk janë shoqëruar me prova të bëra publike në materialin e publikuar.