✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Po lëvizte me monopatinë elektrike, lëndohet rëndë i riu, dërgohet në spital

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në bulevardin “Ismail Qemali”, në qytetin e Vlorës, ku një person që lëvizte me monopatinë elektrike ka mbetur i plagosur.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe një ambulancë. Personit të dëmtuar i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas është transportuar drejt spitalit për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Deri më tani nuk ka informacion të mëtejshëm mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit apo rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti. Policia pritet të kryejë verifikimet për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.

Advertisement