Connect with us

Lifestyle

Risia e Whatsapp, mesazhet mund të redaktohen pas dërgimit

Të gjithë kemi dërguar mesazhe në whatsapp dhe pasi i kemi dhënë “send”, kemi parë që ai është i mbushur plot me gabime.

Mirëpo, duket se këtyre i ka ardhur fundi.

Mark Zuckerberg ka njoftuar së fundmi, se tashmë mund të editojmë mesazhe në whatsapp, 15 minuta pasi i kemi dërguar.

“Për momentet kur bëni një gabim, ose thjesht ndryshoni mendje, tani mund të modifikoni mesazhet tuaja të dërguara”, njoftoi whatsApp në një postim në rrjetet sociale.

“Nga korrigjimi i një gabimi të thjeshtë drejtshkrimor deri tek shtimi i kontekstit shtesë në një mesazh. Jemi të ngazëllyer t’ju sjellim më shumë kontroll mbi bisedat tuaja,” – tha ai.

Për të përdorur mjetin e ri, thjesht shtypni gjatë mbi një mesazh të dërguar dhe zgjidhni opsionin ndrysho nga menuja.

Advertisement