Politike
Vetëvendosje sulmon Edi Ramën
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po sillet si i huaj në raport me Kosovën.
Rrustemi tha se ka pritur që në këto raste, spektri shqiptar të jetë i bashkuar.
“Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe shqiptar po sillet si ndërkombëtar, si i huaj në raport me Kosovën. Është për të ardhur të keq. Është e rëndësishme që spektri shqiptar të jetë i bashkuar në këtë rast.
Kosova po përmbush detyrimet e saj ligjore dhe kushtetuese. Rama duhet të sillet si kryeministër shqiptar. Nuk mund ta përfytyroj se si shteti i së drejtës po i kontribuon tensioneve”, tha deputeti i VV në “Interaktiv” të KTV-së.
Ai tha se edhe partitë politike opozitare të Kosovës duhet të jetë unike për sovranitetin e vendit.
“Spektri politik duhet të jetë unik sa i përket ligjshmërisë dhe sovranitetit të vendit. Nuk mund të kuptoj sjelljen e partive opozitare të Kosovës. Ne kemi detyrim zbatimin e kushtetutshmërisë”, ka thënë Rrustemi.