Connect with us

Politike

Mandati i Xhaçkës/ Alibeaj shpërthen në akuza: Mbrohet nga Rama

Këshilli i Legjislacionit është mbledhur ditën e sotme dhe është diskutuar mandati i Ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Në mbledhje, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se Xhaçka sipas tij duket qartë që është marrë në mbrojtje nga mazhoranca, por shtoi se ekspertiza profesionale mund të keqpërdoret politikisht. Ndërkohë që deputatja socialiste Klotilda Bushka ka deklaruar se ata kanë vullnetin maksimal për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që ka theksuar se është ofenduese që thuhet se do të keqpërdoret eksperti.

Alibeaj: Kuptova që eksperti ka pranuar thirrjen nga departamenti juridik. Kam përshtypjet që askush nuk  e krijon dot idenë  e plotë të detyrës që do të marrë përsipër, Që të vendoset në kushte optimalë për të marrë vendime apo jo, i duhet t’i bëhen me dije edhe disa karakteristika të tjera të procesit. Pra brenda një organi politik, të jetë zemra e ekspertizës, por që nuk i shpëton dot lojës meskinë të politikës dhe këto duhet t’i bëhen me dije ekspertit. Ekspertiza e dhënë profesionale mund të keqpërdoret politikisht dhe ky është një rrezik. Me shumë gjasë herët apo vonë nuk besoj që do të ndodhë që kjo çështje të mos shkojë në GJK. Mazhorancë duket qartë që e ka marrë në mbrojtje përfaqësuesin e vet në qeveri dhe do të përdorë atje leximin që eksperti i ka bërë çështjes dhe do të jetë ky argumenti kryesor që do të përdoret. Këto janë çështje që ju duhet të ja kishit bërë me dije ekspertit. Më vonë do të komplikohet, këto kisha për të thënë drejtuar Këshillit.

Bushka: Është vullneti ynë maksimal për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Është ofenduese të thuhet që do të keqpërdoret eksperti. Kemi disa dilema që nuk lidhen me rastin konkret, por me balancat në demokraci. Askush nuk do ta përdorë as emrin dhe as ekspertizën tuaj, për lojëra politike.

Advertisement