Kosova
Ish-përfaqësuesi i BE në Kosovë: Kurti të dalë me një iniciativë të vetën për Veriun
Pieter Feith, përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të dalë me një iniciativë të vetën politike për zgjidhjen e situatës në veri.
Feith u shpreh se tërheqja e përkohshme e policisë së Kosovës nga veriu do të ndihmonte në shtensionimin e situatës.
“Kurti të dalë me një iniciativë të vetën për veriun. Jam i sigurt që bota do ta mbështesë. Të hiqet përkohësisht prania e policisë së Kosovës nga veriu. Kjo do të ndihmojë në uljen e tensionit dhe do të shihet si vullnet i veprimit të mirë nga ana e Kosovë. Por gjëja më e rëndësishme në këtë moment është që Kurti të dalë me një veprim të vetin politik. Nëse Amerika nuk e mbështet Kosovën do jetë një rrugë shumë e rrezikshme. Kurti duhet të fitojë besimin e SHBA, Berlinit dhe Parisit. Kosova ka nevojë të njihet në të gjithë botë, jemi në një pikë të ulët të besimit si ndaj Kosovës edhe ndaj Serbisë, po Kosova është më e cenueshme. Dhe si mik i Kosovës jap këshillën miqësore: punoni të rrugën e dialogut, mos ndiqni rrugën e dhunës”, tha zyrtari i lartë në një intervistë.