Politike
U arrestua për trafikim droge, 23-vjeçari nipi i deputetit socialist
Jurgen Kollçaku, i arrestuar nga Policia në Berat si pjesë e një grupi kriminal, rezulton të jetë nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku
Grupi kriminal merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë. Në pranga janë vënë 4 pjesëtarë të tij, Jurgen Kollçaku, Gjergji Braha, Kleo Doko dhe Sherif Isaj.
Arrestimet janë bërë pas 2 muajsh hetime që sollën më pas finalizimin e operacionit “Vëzhgimi”.