Connect with us

Aktualitet

“Mos u tall me popullin si me kafet e Nexhmije Hoxhës”

Moderatori i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, komentoi deklaratën e ambasadores amerikane, Yuri Kim pas lirimit nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas Rakipit ambasadorja Kim nënkuptoi se drejtësi nuk ka, ndërsa panelistët e tjerë u shprehën se ndëshkueshmëria ndaj zyrtarëve të korruptuar nuk po funksionon.

Abilekaj: Ne kemi krijuar një autoritet Si SPAK dhe BKH. Të marrim pak dy ndalimet, dy kontrolle banesash, dy njerëz të afërt me pushtetin, njëri me Taulant Ballën dhe tjetri me ministrin e Brendshëm, iu gjetën para cash. Ku ndodhen sot? Asnjë nuk është brenda siç u fut Arben Dervishi i Federatës. Ça prova do të prishte Dervishi?! Ata u kapën në flagrancë dhe janë të lirë.

Rakipi: Zonja ambasadore nuk duhet të mërzitet tani.

Abilekaj: Ishte kapje në flagrancë e këtyre dy njerëzve në Dibër.

Matlija: Shoh një problem, marka tregtare e reformës në drejtësi ishte fund pandëshkueshmërisë. Ndërkohë drejtësia është balancë. S’u mor njeri me balancën, por me ‘prerje kokash’ si gijotinë.   Ambasada e SHBA ka marrë rol tjetër dhe ndëshkueshmëria nuk po funksionon.

Abilekaj: Edhe Lefer Koka do të dalë, edhe Bllako po ashtu. Se çfarë fuqie kanë ata të prishin provat? Tahiri u gjykua në gjendje të lirë, nuk pati tentativa për prishjen e provave. Ata duhet të dënohen nëse kanë bërë krim dhe jo të tallen.

Daci: Sot në gjykata ka drejtësi represive.

Rakipi: O zotëri na çmendën prej 48 orësh për 3 mln lekë të vjetra që ka vjedhur sekretarja në Ministrinë e Shëndetësisë dhe këtu nuk lanë gjë pa vjedhur dhe s’i dënon njeri. Çfarë është kjo?! Këtë po themi. Atëherë çfarë reforme ke bërë ti.

Sejamini: Këta po ndëshkojnë më shumë se çfarë duhet?

Daci: Po pra, edhe të pafajshmit dhe të fajshmit, i masakrojnë fare.

Matlija: Këtu kemi shumë të masakruar dhe Tahiri që merr drejtësi. Kjo është shqetësuese.

Sejamini: Më thoni disa kriminelë të vërtetë që janë dënuar? Se unë di që janë liruar.

Sejamini: Kush është politikani më i lartë i dënuar deri sot? Mesa di unë është kryetari i bashkisë së Lushnjës. Më thoni se cilët janë organizatat kriminale ‘të shpartalluara’ deri më sot?!

Matilia: Duhet të bëjmë dallim të madh mes gjykatës dhe prokurorisë. Kjo ka rëndësi. Nëse në një rast del një person ku nuk shkon hetimi mirë dhe del i pafajshëm, atëherë drejtësia është drejtësi. Do të marr rastin e dënimit të Ben Frrokut. Vendimi i Shkallës së Parë që e nxori të pafajshëm ishte i drejtë, por i Apelit ishte i gabuar. Unë si avokat nuk u kënaqa fare.

Sejamini: Më thuaj kriminelin më ta madh të dënuar?

Matlija: Nuk jam fans i drejtësisë së re. Ky duhet të ishte treguesi?!

Sejamini: Kudo në botë kur bëhet fjalë për pandëshkueshmëri, iu përket të pushtetshmëve dhe të plotfuqishmëve. Ka shumë që mund të blejnë drejtësinë dhe është e vështirë që t’i dënosh ata. Kriteri nr.1 është të pushtetshmit dhe të fuqishmit. A janë dënuar?!

Matlija: Tahiri është një i dënuar

Daci: Nëse ka një pjesë që duhet ta falënderojmë, SPAK dhe ka notën 10, pasi për çdo javë ke një grup trafiku që dënohet.

Sejamini: Kë ka dënuar prokuroria?

Daci: Në shumë procese janë dënuar dhe klientë të mi. Jo çdo kush që vritet është pjesë e krimit të organizuar. Krimi i organizuar nuk luftohet vetëm nga drejtësia. Edukimi nis që me ne.

Sejamini: Tërhiqem nga biseda.

Rakipi: Ambasadorët e SHBA kanë deklaruar se rendi ka realizuar fitore të shkëlqyer me drogat, etj. Ata kanë deklaruar fitore të madhe, por kjo dilte fitorja më false. Edhe ministrin më të rëndësishëm e dënuan për 140 euro. Nëse ti nuk i ke provat se ai është drejtues i trafikut ndërkombëtar, ose favorizues, mos u tall me popullin shqiptar si me kafet e Nexhmie Hoxhës. Ne duhet t’i themi njerëzve se çfarë po ndodh në këtë vend. Pas 100 vitesh ne nuk jemi fare.

Daci: Disa nga rrugët kryesore të lëndëve narkotike kalojnë dhe përmes Shqipërisë. Është e pashmangshme që Shqipëria të jetë qendër e zhvillimit të këtij aktivitet. Por sa të aftë jemi ta parandalojmë.

Sejamini: Nuk jam dakord për këtë gjë, pasi Greqia duhet të ishte kryeqendra e këtyre veprimtarive. Kokaina vjen nga Amerika. U bëka droga me Rrugën Egnatia?!

Matlija: Nuk u reaguar kështu kur Tahiri doli i pafajshëm për trafikun e drogës, por reagohet ashpër kur ai del dhe thonë; pse nuk i bën dhe 2 vitet e fundit?!

Rakipi: S’e kemi me Saimir Tahirin, por me reagimet e SHBA. A kuptuat se çfarë tha zonja Yuri Kim. Ajo tha: drejtësi nuk ka!

Aktualitet

Çadrën me vete! Reshje shiu dhe vranësira në vend, parashikimi i motit për sot

Ditën e dielë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshëm. Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët më pas me alternime vranësirash në shtim. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu fillimisht në veri, më pas reshjte shtrihen përgjatë Ultësirës Malore dhe zonave malore.

Reshjet priten të jenë në formë shtrëngateve afatshkurtra të shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Era parashikohet të jetë jugulindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valezimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Continue Reading

Aktualitet

VOA për operacionin e SPAK: Hetimet e Prokurorisë së Posaçme godasin 7 grupe të rrezikshme kriminale

Në Shqipëri, një nga hetimet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryera deri tani nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, ka mundur të dokumentojë disa raste vrasjesh dhe tentativash për vrasje, ku janë përfshirë 7 ndër grupet më të rrezikshme kriminale në vend dhe emrat më në zë të botës së krimit. Hetimet janë shtrirë dhe në disa shtete europiane, falë koordinimit me Europol-in edhe në fazën e operacionit të nisur që mëngjesin e ditës së djeshme.

Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhëra arresti, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjike, falë bashkëpunimit me autoritetet e këtyre vendeve. Një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhëra arresti, ndodhen prej kohësh jashtë vendit. Në listën e personave që janë në kërkim rezulton dhe ish deputeti socialist Arben Ndoka, i dyshuar si kreu i njërit prej grupeve si dhe vëllai dhe i afërmi i një tjetër deputeti të shumicës, Eduard Ndreca.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, karakteristikë e këtyre grupeve është dhuna e egër në kryerjen e krimeve. Hetimet kanë zbuluar lidhjet mes tyre, aleancat dhe armiqësitë që kanë qenë burim i vrasjeve dhe tentativave për vrasje, mes anëtarëve të grupeve.

Nga hetimet, ka dalë në dritë dhe përfshirja e disa punonjësve të policisë, ish Drejtorit të Lezhës Henrigert Mitri, aktualisht në Drejtorinë qendrore të policisë, dhe ish shefit të seksionit të trafiqeve dhe narkotikëve në këtë qytet, edhe ai aktualisht në detyrë si oficer policie, të dy të lidhur me një nga grupet kriminale dhe të angazhuar në kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu, hetimet kanë çuar dhe në zbulimin e lidhjeve me grupet kriminale të dy ish efektivëve të forcave speciale.

 

 

Gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhërave të arrestit, janë ushtruar kontrolle në 50 banesa, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Rrëshen, Kurbin, Fushë-Krujë dhe Krujë, ku ishin dhe bazat e grupeve. Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka sekuestruar automjete të blinduara, bizhuteri, lingota floriri dhe vlera monetare, për një total prej afro 4.5 milionë euro, nga të cilat 3 milionë euro janë cash./ VOA

Continue Reading

Aktualitet

Pronari i hotelit në Dhërmi ndërron jetë në spital, e zuri korrenti bashkë me dy punonjësit

Aldo Metani, pronari i hotelit në Dhërmi që ra në kontakt me energjinë elektrike ka ndërruar jetë në spital.

Pronari i hotelit ‘Hilton’ dhe dy punonjës të tij ranë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryenin disa punime me ndriçimin e jashtëm të hotelit pasditen e sotme.

Mësohet se dy punonjësit E.H. dhe K.N., janë në gjendje të rëndë në spital.

Tre shtetasit pas kontaktit me energjinë elektrike u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por pronari i hotelit nuk ia doli. Mbetet për t’u parë në vijim gjendja e dy punonjësve të tjerë.

“Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë tr”, njoftoi më herët policia.

ansportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëveSakaq, grupi hetimor shkoi tek hoteli për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Aktualitet

Lihen në burg në Angli dy kriminelët shqiptarë! Kalonin ilegalisht emigrantë me kamion dhe avionë të vegjël

Dy kriminelë shqiptarë nga Londra Lindore, të cilët organizuan kontrabandimin e emigrantëve në Britaninë e Madhe duke përdorur kamionë dhe avionë të vegjël, janë dënuar në total me pesë vjet e dy muaj.

Dyshja u dënuan në mars të këtij viti, pas një hetimi të gjatë tetë-vjeçar nga Agjencia Kombëtare e Krimit mbi aktivitetet e një sindikate të rëndësishme shqiptare të krimit të organizuar.

Shtetasit shqiptarë Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37, të dy nga Leyton, kanë organizuar të paktën nëntë udhëtimesh me emigrantë nga 2016 deri në 2017, ku tre prej të cilave ishin nëpërmjet një avioni në një aerodrom në Essex. Hilaj ishte koordinatori i MB për grupin shumëkombësh të krimit të organizuar.

Në vitin 2017, oficerët e NCA parandaluan dhe kapën një numër kalimesh nga Evropa, duke punuar ngushtë me homologët francezë dhe belgë. Shumë prej emigrantëve kishin të ruajtur numrin e Hilajt në telefon dhe kishin komunikuar drejtpërdrejt me të ose me kontakte të përbashkëta.

Provat telefonike zbuluan se dyshja ishin drejtuesit e një rrjeti kriminal që i merrnin emigrantëve shqiptarë rreth 10,000 £ për secilin për të hyrë në MB dhe më pas i ndihmonin ata të gjenin një vend për të jetuar. Kjo përfshinte sigurimin e tyre me pasaporta të falsifikuara, karta identiteti dhe fatura false të shërbimeve.

Hilaj siguroi që automjetet që transportonin emigrantët të mbërrinin në një vend të sigurt në MB dhe pasi t’i linin, të ktheheshin pa ngjallur dyshime. Ai ishte gjithashtu në kontakt të rregullt me ​​emigrantët e paligjshëm para dhe gjatë udhëtimit të tyre.

Kadena veproi si asistent i tij dhe ishte i përfshirë kryesisht në kontrabandimin e emigrantëve duke përdorur avionë të vegjël. Më 9 korrik 2017, ai ndihmoi gjatë një fluturimi që transportonte një numër të panjohur emigrantësh nga Calais në Essex, duke udhëtuar vetë drejt aeroportit Stapleford për të mbledhur dhe transportuar emigrantët nga fusha ajrore pasi të kishin zbritur.

Një fluturim i planifikuar më 17 korrik 2017 u kap nga policia franceze përpara se avioni të ngrihej nga fusha ajrore e Marck pranë Calais. Katër emigrantë, përfshirë një fëmijë, u ndaluan të sigurt. Piloti dhe lehtësuesi i Mbretërisë së Bashkuar u arrestuan të dy, pasi ky i fundit ka qenë në kontakt të shpeshtë me Kadenën. Të dy u akuzuan dhe u dënuan në Francë.

Në të njëjtën ditë, pas përgjimit në Francë, oficerët e mbikëqyrjes së NCA vëzhguan Hilajn dhe Kadenën në një takim “fallout” në një pijetore.

Hilaj dhe Kadena u arrestuan më 26 korrik 2017 në adresat e shtëpive të tyre nga NCA. Hilajt iu gjetën një sërë dokumentesh identiteti false, të cilat ai planifikoi t’ua dorëzonte emigrantëve që i ndihmoi. Në një nga telefonat e tij, oficerët zbuluan mesazhe në të cilat ai kishte korrigjuar gabimet e shtypjes në dokumente false, si dhe kërkime në internet në lidhje me ndalimi i avionit më 17 korrik.

Kadena u gjet me një sasi të vogël kanabisi, si dhe një foll sigurie për portën në Stapleford Airfield.

Hilaj dhe Kadena u dënuan sot në Southëark Croën Court me përkatësisht tre vjet e gjashtë muaj dhe një vit e tetë muaj.

Rezultati shënon fundin e një hetimi tetë-vjeçar të NCA – të koduar Operacioni Micropus – ndaj një grupi të krimit të organizuar shqiptar të përfshirë në lehtësimin e migracionit të paligjshëm, pastrimit të parave, trafikut të drogës dhe furnizimit me dokumente të falsifikuara.

Continue Reading

Aktualitet

Martinaj i zhdukur apo i vdekur? Hoxha: Eliminimi i tij, rezultat i aleancës së grupeve kriminale me interesat politike

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje lidhur me zhdukjen e ish drejtuesit të lojërave të fatit në vend, Ervis Martinajt.

Hoxha u shpreh se ai i qëndron një versioni të mëhershëm të tijit, ku shprehet se Martinaj është rrëmbyer, ekzekutuar dhe trupi i tij më pas është zhdukur

Ai shpjegoi më tej se ka dyshime se një emër i botës së krimit është përfshirë në eliminimet e Brilant dhe Ervis Martinajt duke qenë pjesë e një aleance të madhe të grupeve kriminale në vend.

“Ky është një hetim i cili e ka fillimin te procedimi 59 i vitit 2022, që nis nga zhdukja e Ervis Martinajt. Unë i qëndroj versionit që është rrëmbyer, ekzekutuar dhe kufoma është zhdukur, Policia ka kërkuar 2 muaj me polumbarë në det dhe më pas është kërkuar për 3 muaj në tokë pasi mendohet se kufoma e tij është në një rreze prej 3 km larg Fushë Kuqes.

 

 

Për mua, e gjithë kjo panoramë e ka zanafillën nga Ervis Martinaj. Nëse aty do ketë edhe një emër që ne e kemi përmendur shumë rrallë, ky vepron zakonisht rreth Kamzës, por është shfaqur në arratisjen nga burgu të Admir Tafilit, kur ka qenë vetëm 19 vjeç. Nuk ka qenë shumë i njohur deri në eliminimin e Brilant dhe Ervis Martinajt. Nëse ky emër do jetë i përfshirë në këtë mozaik do plotësonte gjithë kuadrin dhe do kishim një aleancë të madhe të grupeve kriminale që ishin edhe armiq edhe aleatë, madje janë bërë prapë armiq pasi është zhdukur Ervis Martinaj. Gjithë ky pazëll që është krijuar, këto grupe për shkak të interesave janë bashkuar, edhe me interesa politike, dhe kanë realizuar eliminimin e Ervis Martinajt dhe organizatës së tij. Ndaj është kontrolluar edhe shtëpia e Ervis Martinajt”, u shpreh ai.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING