Connect with us

Shkrime

Mbrëmë ishte tentativa e fundit për të kapur PD

Nga Alban Daci

Mbrëmë ka qenë një natë e gjatë brenda PD nga ku do të varej e ardhmja e saj. Diskutimet ishin nëse duhet të hapej gara në PD ose jo! Le të kthehemi pak mbrapa në retrospektivë: sa kohë nuk kishte shfaqur Basha qëllimin e tij për të rikthyer në PD, disa deputetë e analistë duke përfshirë disa edhe prej atyre që deri mbrëmë ishin, të paktën publikisht me PD e kundër grupimit të foltores kishin sjellë në vëmendjen e publikun kritikën se PD nuk mund të vazhdonte gjatë me një kryetar të komanduar dhe duhet të hapte me urgjence garën për kreun e ri. Ndërsa, tashmë që Basha vendosi të rikthehet, edhe ata që dikur  Basha mendonte se i kishte në krahun e djathtë të tij për kauzat e drejta të PD, mbrëmë u menduan të krijonin çdo lloj klisheje vetëm që të mos hapej gara për kreun e ri të PD. Madje nuk munguan edhe idenë e drejtimit të PD nga një kolegj. Pra, ku drejtojnë disa e në fakt nuk drejton askush e kështu do të kishte akoma në vazhdim terren “Foltorja” për ti bërë erozion brendshëm duke e cuar drejt një rrënimi të sigurt. Qëndrimet e mia publike kanë qenë se: PD duhet të hap menjëherë garën për Kreun e PD, sepse kjo e fundit në këto momente historike, ka nevojë për një lider legjitim nga anëtarësia që ka forcën dhe vullnetin të marr vendime e të mbaj qëndrime duke mos përjashtuar ndonjëherë edhe radikale nëse lidhen me kauzat esenciale. Edhe nuk e kam mohuar për asnjë moment mbështetjen time për Bashën dhe thirrjen që ai të rikthehet, në fakt hapjen e garës për Kreun e ri nuk e kam lidhur ekskluzivisht me interesa të një grupimi të caktuar, por me nevojën që PD ka nevojë për një lider legjitim, të guximshëm që të marr vendime edhe drastike pa parë askënd në sy në favor të demokratëve dhe po ashtu të demokracisë shqiptare. Në fakt, mbrëmë ishte një betejë jo e lehtë, sepse ishte tentativa e fundit për të kapur PD dhe për ta mbajtur peng atë në proceset e reformimit dhe të hapjes. Mbrëmë ishte tentativa e pamoralshme që me konjuktura donin të pengonin të drejtën legjitime të Bashës për të garuar për kreun e PD, një drejtë e cila nuk pengohet nga asnjë normativë ligjore e nga asnjë paradigmë e shkencave politike. Po kush ishte lajmet apo sinjalet e ndryshimeve të mëdha që duken në politikën shqiptare? Padyshim ishin dy: –  Një “non grata” pas pesë vitesh nga shpallja përfundojë në pranga. Kjo ka bërë të mos flenë të qetë të tjerët që janë në atë listë e vazhdimisht kanë sfiduar SHBA-të që nuk kanë prova dhe të gjejnë prova; –  Hapja e garës për Kreun e ri Këto janë dy ngjarje që padyshim kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe japin një sinjal të qartë se SHBA-të janë të vendosur për të bërë rotacionin e elitave në Shqipëri dhe për ta kthyer demokracinë në binarin e duhur. Mbështetësit e Bashës e po ashtu vetë këtë të fundit e kanë konsideruar deri diku një peshë të lehtë që mund ta mundnin. Në fakt, rezultat po dëshmojnë të kundërtën. PD, nuk ka rrugë tjetër veçse për tu ndarë njëherë e mirë me histori dhe për tu përfshirë në një proces të thellë reformimi si e vetmja mundësi për tu ringritur dhe për tu bërë alternativë pushteti. Tashmë asgjë nuk e ndal dot PD në rrugën e saj euro-atlantike dhe në misionin e saj për t’i dhënë fund tranzicionit dhe për të mundur atë version politik të vjetërsuar që kërkon ta mbaj peng Shqipërinë për hallet dhe interesat personale. Mbrëmë është hapur një kapitull i ri dhe i rëndësishëm për PD. Nuk mund të kishte një PD të fortë nëse ajo nuk do të zgjidhje kryetarin e saj legjitim që Statuti i jep të gjithë pushtetin për ta drejtuar e për ta reformuar atë sipas sfidave dhe nevojave të kohës.

Advertisement