Connect with us

Rajon

Millovan Drecun: Ne i përkasim Perëndimit, por Serbia ende ka nevojë për Rusinë

Ndërsa diplomatët e lartë amerikanë dhe evropianë janë të zemëruar me sjelljen e kryeministrit te Kosoves Albin Kurti, Serbia po ndjehet mirë pasi po trajtohet si një partner i rëndësishëm, dhe duket se është pjesë e përpjekjeve amerikane për ta larguar Serbinë nga Rusia drejt Bashkimit Evropian, nga ku ne fakt ka pak sinjale se blloku evropian është i interesuar të ringjallë kërkesën afatgjatë të Serbisë për t’u anëtarësuar në BE, teksa Beogradi zyrtar ka kundërshtuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Serbia votoi për të dënuar Moskën në Kombet e Bashkuara dhe nderkohe arme te prodhimit serb kane perfunduar në duart e forcave ukrainase.

Millovan Drecun, deputet nga partia e Vuçiç dhe kryetar i Komitetit për Kosovën, tha se Serbia bëri një zgjedhje të qartë për të qenë pjesë e Evropës. “Rusia i përket Lindjes, dhe ne i përkasim Perëndimit”, por Serbia “ende ka nevojë për Rusinë” sepse kundërshton çdo njohje të Kosovës si shtet i pavarur nga Kombet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht kritikave të fundit për Kosovën, tha ai, “ende e mbështesin Kosovën 100 për qind në të drejtën e shtetësisë, por atyre u duhen marrëdhënie të mira me Serbinë sepse ne jemi vendi më i rëndësishëm në Ballkan”.

 

Advertisement