Kosova
Çfarë është Kosova dhe Kurti/ Escobar për deklaratën e ambasadorit Hill në Beograd
Emisari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar, në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi i Evropës Juglindore, eshte pyetur per te komentuar deklaratën e Ambasadorit të SHBA në Serbi Christopher Hill se “nuk e di a është kryeministri i Kosoves Albin Kurti partner i SHBA”
Ai deklaroi se Kurti, është partner i tyre, mirëpo nganjëherë është “partner i vështirë”.
“Më duhet ta sqaroj, Albin Kurti është partneri ynë. Ai nganjëherë është një partner i vështirë, por mbetet partner. Kosova është partneri jonë. Serbia është partneri jonë. Kështu që në të ardhmen, ne duam t’i përdorim marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve që kemi me Serbinë, që të gjejmë një rrugë të pranueshme dhe me benefite për të dyja vendet, që ato të mund të jenë pjesë e BE-së” – tha Escobar.