Connect with us

Aktualitet

Vrasja e Emiljano Ramazanit, si arritën t’i “restart-onin” telefonin

Detaje të reja janë zbuluar sot në seancën gjyqësore për të penduarit e drejtësisë, që akuzohen për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, telefoni i Emiljano Ramazanit, iPhone 7 i është bërë ‘restart’, kthim në gjendjen fillestare. Telefoni është “restart-uar” në orën 17:17 minuta dhe nuk është përftuar asgjë nga ekspertiza e grupit hetimor.

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën ‘Rramani’, dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet. Por 9 ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz. Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn.

Advertisement