Pinknews
Detaje të reja nga dasma e Arbana Osmanit dhe Eduard Grishajt
Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj do të kurorëzojnë së shpejti dashurinë e tyre me një ceremoni private në Toskana Itali. Vetëm dy ditë larg nga dasma e çiftit të famshëm, kanë zbuluar të tjera detaje rreth dasmës, të ftuarve dhe këngëtareve që do të performojnë në ceremoninë madhështore në Itali. Gazetari Gerald Qerimi tha për “Shqipëria Live” se dasma pritet të ketë rreth 120 të ftuar, ndërsa ndër artistët që do të përformojnë nuk do të mungojë Ylli Limani. I cili është këngëtari i preferuar i moderatores. “Dasma do jetë në Toskana në Itali. Dasma do të jetë shumë private, me 120 të ftuar të konfirmuar. Ndër artistët të cilët do të performojnë janë Ylli Limani, Klajdi Haruni, Flor Mumajesi, Bruno dhe pastaj dhe artistë të tjerë. Ajo çfarë po aludohet është se Arbana të gjithë stafin në Toskanë do e ketë shqiptarë. Ata që do i dizanjojnë fustanin, grimierët…ky është lajmi që ka qarkulluar këto ditë, por që nuk dihet a është i vërtetë”, tha gazetari.