Connect with us

Bota

Gjermania do të paguaj 1.4 miliard dollarë dëmshpërblim për të mbijetuarit e holokaustit

Gjermania do të rrisë kompensimin për të mbijetuarit e holokaustit në mbarë botën në 1.4 miliard dollarë vitin e ardhshëm.

Në një deklaratë nga institucioni, i cili merret me kërkesat në emër të viktimave hebreje të epokës naziste, thuhet se është vendosur të paguhen 888.9 milionë dollarë amerikanë për ofrimin e kujdesit në shtëpi dhe shërbimeve mbështetëse për viktimat e cenueshme të holokausti si rezultat i negociatave me Ministrinë gjermane të Financave.

Përveç kësaj, sipas Konferencës mbi Kërkesat Pronësore Hebreje kundër Gjermanisë, është vërejtur një rritje prej 175 milionë dollarësh në pagesat simbolike për Fondin Hurtship për 128 mijë të mbijetuar të Holokaustit në mbarë botën.

Gjithashtu theksohet se totali prej 1.4 miliardë dollarë do të paguhet përmes planeve dhe programeve të ndryshme.

Advertisement