Aktualitet
Humb jetën nga koronavirusi babai i ish-velinave të ‘Fiks Fare’
Ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 babai i dy ish-velinave te emisionit ‘Fiks Fare’, Viola dhe Petrula Spiros.
Prej një javë 62-vjeçari ka qëndruar i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, por për shkak të gjendjes së rënduar është nisur menjëherë në Turqi.
Për fat të keq, babai i ish-velinave nuk ja ka dalë ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm. Burime bëjnë të ditur se ai kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

