Connect with us

Bota

Të shtëna me armë, vritet polici dhe…

Një efektiv i policisë së shtetit u vra së bashku me të dyshuarin që e qëlloi atë gjatë një përplasjeje me armë të shtunën pasdite në Pensilvaninë qendrore.

Mësohet se i dyshuari fillimisht kishte qëlluar dhe plagosur rëndë një tjetër efektiv të shtetit rreth orës 12:45 të së shtunës pranë kazermës Lewistown.

Më pas policia filloi kërkimet për kapjen e autorit, rreth orës 15:00 në Walker Township, ku përsëri pati të shtëna me armë nga të cilat, mbetën të vrarë autori dhe efektivi i policisë, raportojnë mediat e huaja. Polici i plagosur po trajtohej në një spital të zonës.

Advertisement