Connect with us

Kosova

28 qershor – Vidovdan/ Vuçiç paralajmëron rebelim

Presidenti serb tha se Serbia do të reagojë “për të mbrojtur serbët në veri të Kosovës nga përndjekja”, dhe se “askush nuk duhet të shqetësohet nëse këtë do ta bëjmë këtë pa njoftuar dhe jashtë marrëveshjeve që kemi nënshkruar”.

Ai shtoi se pret që kryetarët e komunave në veri të Mitrovicës të japin dorëheqje dhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i vendit.

Sipas tij, deri sa keto kerkesa te behen realitet, ai nuk ka deshire te takohet apo dhe bisedoje me Albin Kurtin ne Bruksel

“Vendimet do i marrim vetë, nuk do të konsultohemi me askënd. Nuk kemi asnjë detyrim ndaj askujt tjetër. Persa i përket dialogut, ai është krejtësisht i pakuptimtë”, ka theksuar Vuçiç duke shtuar se për shumë vite është përpjekur të ‘ruajë paqen dhe stabilitetin në çdo mënyrë’.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar se serbët “do të marrin hapa për lirinë e tyre” për ‘Vidovdan-in’ më 28 qershor, teksa foli për manifestimin që bëhet në Gazimestan të Obiliqit

“Kam biseduar me përfaqësues të serbëve, me përfaqësues të dëshpëruar të serbëve, me njerëzit që duan ta ruajnë paqen, por nuk dinë se si. Por jam shumë i sigurt se ata do të udhëheqin lëvizje active më 28 qershor. Vidovdani është një ditë e rëndësishme në historinë serbe”

“Kjo është gjithçka që duhet t’u them atyre. Le të mendojnë se është bllof, për mua nuk ka rëndësi”, tha Vuçiç.

Advertisement