Connect with us

Rajon

Tragjedia e mbytjes së anijes, 9 të dyshuarit dalin në gjykatë

Nëntë egjiptianët e akuzuar si fajtorë të tragjedisë së mbytjes së anijes në brigjet greke, dolën në gjykatë ku u deklaruan të pafajshëm.

Nëntë të dyshuarit – të gjithë të moshës nga 20 deri në 40 vjeç – akuzohen për formim të një organizate kriminale, vrasje nga pakujdesia kontrabandë me njerëz.

Një avokat i njërit prej të arrestuarve tha se klienti i tij ishte një pasagjer, jo një kontrabandist.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut thotë se deri në 500 persona janë ende të zhdukur ndërsa janë arritur të rekuperohen trupat e pajetë të 79 personave, dhe 104 të tjerë janë shpëtuar.

Anija u fundos rreth 80 kilometra në jug-perëndim të Pylos, ndërkohë që autoritetet e rojës bregdetare thanë se ekuipazhi i saj kishte refuzuar ndihmën e ofruar nga ta.

Të dyshuarit do të kthehen në gjykatë ditën e martë, kur do të vendoset nëse do të qëndrojnë në burg deri në fillimin e gjykimit.

Ndërkohë, autoritetet pakistaneze kanë arrestuar 14 persona në lidhje me trafikimin e dyshuar të disa emigrantëve që u mbytën.

Kryeministri i vendit shpalli të hënën ditë zie kombëtare për ata që humbën jetën në tragjedi dhe urdhëroi një “hetim të nivelit të lartë” për incidentin.

“E siguroj kombin se ata që gjenden të braktisur në detyrën e tyre do të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar kryeministri Sharif.

Kërkimi për të mbijetuarit do të vazhdojë edhe këtë të hënë, por shpresave për të mbijetuar po i vjen fundi.

Sipas mediave greke një dëshmitar ka thënë se ka dëgjuar kapitenin duke folur për 747 persona, nga të cilët 560 ishin pakistanezë. Në tragjedinë e Kallamatës 78 persona janë gjetur të vdekur dhe 104 të tjerë janë shpëtuar.

Rajon

Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet e djegur një grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një grua është gjetur e djegur pranë vendit të quajtur Chora, Kythira.

Gjatë hetimeve në zonë, autoritetet kanë gjetur pranë trupit, çakmak dhe lëndë djegëse.

Trupi i viktimës është identifikuar nga bashkëshorti, 60-vjeçarja drejtonte një dyqan suvenirësh.

Policia greke, po heton të gjithë skenarët e mundshëm, dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ekzaminimi mjekoligjor pritet të zbardhë gjithashtu edhe shkaqet e vdekjes së saj.

Continue Reading

Rajon

11-vjeçarja në Greqi përcillet në banesën e fundit mes lotësh e hidhërimi, shtëpisë së vrasësit i vihet flaka

Mes lotësh dhe dhimbjeje është përcjellë për në banesën e fundit 11-vjeçarja greke e cila u vra mizorisht nga daja i saj, pasi ajo refuzoi që të kryenin marrëdhënie seksuale.

E ndërsa të miturës i jepej lamtumira, banesa e vrasësit është vënë në flakë.

Tashmë familjarët e bashkëshortes së autorit janë në pozitë të vështirë pasi u kërkohet të kërkojnë falje për veprimet e tmerrshme të 37-vjeçarit.

Continue Reading

Rajon

E veshur si nuse, përcillet për në banesën e fundit 11-vjeçarja që u vra nga daja (VIDEO)

E veshur nuse, prindërit i japin lamtumirën vajzës 11-vjeçare që u vra nga daja i saj.

Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë një turma njerëzish, që gjithashtu i dhanë lamtumirën e fundit vogëlushes.

Në një atmosferë pikëllimi të thellë u zhvillua varrimi i 11-vjeçares Vasiliki, e cila u vra të dielën në Ilia nga daja i saj 37-vjeçar, kur ajo i rezistoi oreksit të tij të sëmurë.

Në ballë të turmës janë prindërit e vajzës që grisin arkivolin e bardhë të fëmijës së tyre.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Familja, të afërmit dhe miqtë e saj nga Ilia dhe zona të tjera të Peloponezit si dhe një numër i madh njerëzish i dhanë lamtumirën e saj pasditen e së mërkurës në Kishën e Shenjtë të Agios Athanasios Myrtias. Kortezhi u nis nga shtëpia e vajzës.

Autori 37-vjeçar përballet me tre vepra penale dhe dy kundërvajtje. Akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria e Rrethit Ilias kanë të bëjnë me veprat penale të vrasjes nga pakujdesia, tentativës për përdhunim të të miturit, rrëmbimit të të miturit, grabitjes me armë dhe armëmbajtjes, ndërsa e ka dërguar për marrjen në pyetje kryesore te oficeri hetues Ilias.

Pa praninë e avokatit mbrojtës, 37-vjeçari ka kërkuar dhe ka marrë afat për të kërkuar falje të premten e ardhshme para hetuesisë.

Nga obduksioni – nekropsia e kryer mbi vajzën fatkeqe, ka rezultuar se goditjet vrasëse kanë qenë në shpretkë dhe në zemër, ku njëra prej tyre ka goditur një organ jetik. Nga gjetjet e mjekut mjekësor, nuk dolën gjurmë të abuzimit seksual.

Prindërit e vogëlushes kërkuan vendosjen e drejtësisë për kujtimin e Vasiliqit.

“Të gjejë drejtësi vajza ime e vogël. Vajza ime nuk e meritonte këtë torturë. Dua t’u them të gjitha nënave të botës që të kujdesen për vajzat e tyre. Mos u ndodhi kjo që më ndodhi mua”, kishte thënë nëna e Vasilikit para varrimit.

Continue Reading

Rajon

Temperaturat e larta deri në 43 gradë C, Greqia detyrohet t’i mbyllë para kohe shkollat

Temperaturat e larta deri në 43 gradë C, kanë detyruar Greqinë që të mbyllë shkollat para kohe. Me sugjerimin të meteorologëve, të cilët paralajmërojnë për katër ditë temperatura shumë të larta deri në 43 gradë Celsius, shumë bashki në të gjithë Greqinë kanë vijuar me vendimin për të mbajtur të mbyllura kopshtet dhe shkollat fillore.

Vihet re se vala e të nxehtit do të prekë kryesisht rajonet qendrore dhe jugore të Greqisë kontinentale. Mediat vendase shkruajnë se piku i vapës pritet nesër, e mërkurë, 12 qershor dhe ditën e enjte, 13 qershor. Të premten e datës 14 qershor përfundon viti shkollor për kopshtet dhe shkollat ​​fillore, çka do të thotë se vapa ndoshta e sjell fundvitin para kohe.

 

Continue Reading

Rajon

Mashtroi një 55-vjeçare dhe i mori mbi 98 mijë euro, arrestohet shqiptari në Selanik

Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke. Bëhet me dije se i riu shqiptar ka mashtruar një grua 55-vjeçare të cilën e ka bindur t’i japë 98.528 euro për një investim të pretenduar.

Siç raportohet e moshuara besonte se 33-vjeçari do t’i investonte paratë e saj në kriptovaluta dhe kaloi 98,528 euro në llogarinë e tij. Gjithashtu policia arrestoi 33-vjeçarin, ku ndaj tij u ngrit një çështje për bashkëpunim në mashtrim kompjuterik.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING