Connect with us

Aktualitet

Kontrollet në Manëz, MEK: Policia vrau një prej nesh, blutë e mohojnë, identifikohet viktima

Një person dyshohet se është vrarë gjatë operacionit policor të zhvilluar këtë të martë në kampin MEK në Manëz të Durrësit. Gazetari Leonidha Musaj raporton se burime brenda kampit i kanë thënë se gjatë kontrollit, dyshohet se policia ka vrarë një muxhahedin. Ndër të tjera gazetari raporton se nga brenda kampit dëgjohen thirrjet e banorëve se një person në brendësi të kampit është vrarë një person. Ndërkohë zedhenesi i MEK në një njoftim të shpërndarë për mediat ai deklaron se është vrarë brenda kampit një banor i Ashrafit.

Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë.

Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky shtë në kufirin e Shqipërisë.

Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit”, thuhet nga zëdhënësi i muxhahedinëve në kampin ASHRAF, Shahriar Kia.

Identifikohet viktima që MEK pretendon se është vrarë nga policia shqiptare në kampin në Manëz. Bëhet fjalë për Ali Mostashari. Gazetarja Xhensila Kodra raporton edhe për disa të plagosur.

Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë. Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky shtë në kufirin e Shqipërisë. Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit”, thuhet nga zëdhënësi i muxhahedinëve, Shahriar Kia.

Policia e Shtetit nisi paradien e sotme një kontroll në kampin e muxhahedinëve. Urdhëri është lëshuar nga Gjykata e Posaçme në ambientet e kampit MEK, në Manzë. Kontrollet vijnë vetëm pak kohë nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit mbi parandalimin e luftës kundër terrorizmit dhe sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë.

 

 

Advertisement