Connect with us

Pinknews

Mbreti Karli III uron për ditëlindje Princin William

Sot Princi William mbush 41 vjeç dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga Mbreti Karli III, i cili ndau një postim të ëmbël në Instagram.“Duke i uruar ditëlindjen Princit të Uellsit sot”, shkruhej në mbishkrim krahas një fotoje nga provat për ceremoninë e kurorëzimit, në të cilën ata të dy shihen të buzëqeshur ndërsa William e ndihmon atë të kalojë një moment kaq të rëndësishëm për të.Sipas Hello, e njëjta foto është shpërndarë nga fotografi britanik Chris Jackson në rrjetet sociale, duke shkruar se është “e mrekullueshme të kapësh këtë moment të relaksuar në prapaskenat e provave të Kurorëzimit”.Princi William Arthur Philip Louis i Uellsit lindi në Spitalin St Mary, Paddington, Londër më 21 qershor 1982.Në vetëm nëntë muajsh, ai shoqëroi prindërit e tij në një vizitë zyrtare gjashtë-javore në Australi dhe Zelandën e Re. Ai ishte vetëm 15 vjeç dhe vëllai i tij Harry ishte 12 vjeç kur ata ecën pas arkivolit të nënës së tyre gjatë procesionit funeral në Londër.William u takua me Kate Middleton në Universitetin e St. Andrews në qarkun historik të Fife, Skoci. Ata u martuan në vitin 2011 pas lidhjes për më shumë se tetë vjet dhe kanë tre fëmijë së bashku.

Advertisement