Kronike
Në kërkim për plagosje, arrestohet shqiptari në Itali
Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Padova të Italisë pasi ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar në mungesë nga gjykata e Milanos për vjedhje dhe plagosje.
Mësohet se ai u kap gjatë një kontrolli policie kur ishte në makinë së bashku me partneren e tij 23-vjeçare, të cilën e la pas në një tentativë për t’u arratisur nga autoritetet.
Raportohet se kur u pyet mbi 30-vjeçarin ajo u shpreh se nuk dinte gjë për arsyen e arratisjes së tij. Sakaq, ajo u ndoq nga efektivët drejt një hoteli ku u takua me shqiptarin e shpallur në kërkim, aty ku edhe ky i fundit u vu në pranga.