Bota
Alarmante! Rusi vret me armë dy persona në aeroport
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Moldavi, ku pas të shtënave në aeroportin e Kishinauit kanë mbetur të vdekur dy persona.
Ministria e Brendshme e vendit njofton se autori ishte një shtetas i huaj të cilit iu ndalua hyrja në territorin moldav.
Agjencia e lajmeve RIA ka raportuar se autori është plagosur gjatë arrestimit, ndërkohë që mediat ndërkombëtare raportojnë se ai ka qenë shtetas rus.