Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Kryeministri Rama nis sot nga Shkupi turin ballkanik

Kryeministri Edi Rama do të nisë sot turin e tij 2-ditor në të gjitha vendet e Ballkanit në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Shqipëri në muajin Tetor.

Kryeqyteti i parë që do të vizitojë është Shkupi në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Pas Shkupit, Rama do të udhëtojë drejt Prishtinës në Kosovë. Teksa Kryeministri Kurti refuzoi që ta priste në takim nëse nuk mbahet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, besohet se Rama do të pritet nga Presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Rama dhe stafi i tij kanë vendosur të qëndrojnë natën e 6 Korrikut në Prishtinë dhe më pas mëngjesin e të premtes së 7 Korrrikut do të udhëtojnë drejt Sarajevës ku do të ketë takim me Borjana Kriston kryesuesen e Këshillit të Ministrave, e më pas do të fluturojë drejt Podgoricës në Mal të Zi ku do të takojë Kryeministrin në detyrë Dritan Abazoviç.

I fundit do të jetë Beogradi, ku Kryeministri do të pritet në një takim nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç

Advertisement