Connect with us

Kosova

Kurti nuk rrëzohet, me ndërkombëtarët është lojë…

Liri Loshi, ish-kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ndërkombëtarët nuk e duan rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti. Ai ka theksuar se faktori ndërkombëtar po kërkon bashkëpunimin e Kurtit për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

Sipas tij, duke pasur parasysh që Kurti po merr pjesë në takimet në Bruksel, kryeministri i Kosovës, nuk ka gjasë të largohet nga pushteti dhe të vijë një alternativë qeverisëse pa mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Në analizën e tij, Loshi ka kritikuar veprimet e opozitarëve për bojkotimin e institucioneve relevante, duke thënë se këtë e don vetëm Serbia.

“Opozita nuk po vepron me intelegjencë dhe maturi politike. Kriza politike dhe e sigurisë nuk tejkalohen duke bojkotuar institucionet legjitime të vendit, por duke bërë përpjekje maksimale për ta gjetur çelësin për zhbllokimin e situatës” – ka deklaruar Loshi duke theksuar gjithashtu se –  “Tani opozita ka hyrë në rrugë të pakrye, mbase duke menduar se presioni ndërkombëtar do të vazhdojë deri në dorëzimin e Kurtit”

Në fakt, ndërkombëtarët nuk e duan Kurtin e dorëzuar, por Kurtin bashkëpunues për zgjidhjen e krizës. Dhe, nuk është se Albin Kurti nuk po bashkëpunon me ndërkombëtarët. Ai po merr pjesë në takimet në Bruksel ku Vuçiqi nuk po denjon të shkojë. Kjo është qasje e duhur e Kosovës. Pra, gjasat që të ndodh largimi i Albin Kurtit dhe të vijë një alternativë qeverisëse pa mbajtjen e zgjedhjeve të lira janë inekzistente.

 

Advertisement

TRENDING