Connect with us

Kronike

Vodhën dy viça dhe i fshehën në ballkon,  Gjykata e Tiranës jep dënimin për 3 të rinjtë

Gjykata e Tiranës ka dëuar sot tre të rinj për vjedhje kafshësh të buta. Mësohet se tre të rinjtë 26, 22 dhe 20 vjeç janë dënuar nga Gjykata e Tiranës për vjedhjen e dy viçave.

Ata u shpallën fajtorë pasi tetorin e vitit të kaluar vodhën dy viçat në fermën didaktike të Universitetit Bujqësor Tiranë. Gjatë zbardhjes së ngjarjes nga forcat e komisariatit nr. 5 u arrestuan si pjesë e grupit edhe dy të mitur, për të cilët është pushuar hetimi për shkak të moshës së mitur, 16-vjeçare.

Ajo që çuditi hetuesit ishte fakti se një prej viçave të vjedhur ishte fshehur në ballkonin e katit të katërt të një pallati në Kamëz. 3 të rinjtë e penduar për veprën penale, u dënuan me nga 4 muaj burg secili me gjykim të shkurtuar.

Advertisement