REAGIM
Politikanët të vishen trashë, në burg/ Paralajmëron Hoxha: Shokët” s’të respektojnë kur je te 313-ta
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar përmes një postimi në FaceBook, në lidhje me arrestimin e kërkuar nga SPAK, ndaj ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Ai ka hedhur një foto i veshur me xhup, duke kujtuar shprehjen e një avokati se “politikanët, duhet të vishen trashë këto kohë”. Sot u kërkua arrestimi i Ahmetajt, ndërsa gazetari Hoxha ka deklaruar sot se ai ka ikur jashtë.
Si do t’i vejë halli kësaj pune???!!!
Më duket se erdhi dita për tu veshur trashë???!!!
Tha mirë ai “bosi” i avokatëve: “Politikanët, duhet të vishen trashë këto kohë”….
Për ata që nuk e mbajnë dot burgun, mirë është të mos dorëzohen!!!
“Shokët”, të respektojnë më tepër kur je i lirë, (qoftë edhe në arrati) sesa kur përfundon në qelitë e 313-ës (te burgu i Durrësit, jo të gjithë janë të mirëpritur)….”, shkruan ai.