Connect with us

Politike

‘Korrupsion madhor’/ Bylykbashi: Qeverisja e Ramës është mafjoze

“Çështje për të përcaktuar korrupsionin në Shqipëri, keni inceneratorët. është korrupsion madhor. Kjo duhet patë e gjitha në një sistem. Ky është manuali që përcakton se qeverisja e Edi Ramës është qeverisje mafjoze. është tipike e mafjas në jug të Italisë. Të njëjtën gjë që atje e bën mafja, këtu e bën qeveria. E bëjnë në mënyrë të tillë që të jetë e njëjtë. Kjo histori fillon në 2014, një vit pasi keni ardhur në pushtet. Fakti që përfshihen ministra dhe ish-ministra të tjerë tregon se keni ardhur me plan. Këto janë projekte shumë vjeçare që duhet të mbrohen ose ndryshe shkojnë të gjithë në burg. Kjo është gropë e madhe që do të marr me vete shumë persona. SPAK nuk shpëton dot nga kjo detyrë, SPAK nuk po bën asgjë të madhe, por nuk shpëton dot. Ju po përpiqeni që të zvogëloni dëmin. Ka një emër dhe një shëmti, është mënyra mafjoze që qeverisë Rama. Dhe pastaj shpartallon zgjedhjet. Ju nuk keni guximin që të reagoni. As ministrat nuk reagojnë dot se ikin që nesër. Edi Rama nesër nuk vjen në Parlament. Kjo është provë tjetër që thotë se ai e kupton se ça do të thotë kjo për të,” tha Byklykbashi.

Advertisement