Connect with us

Politike

Non Grata nga Britania e Madhe, Berisha: U morën si prova, deklaratat e Bashës kundër meje

Sali Berisha tha sot në një deklaratë për mediat se edhe sulmet e Lulzim Bashës kundër tij janë marrë si prova nga Home Officce, për ta shpallur ‘non grata’.

‘E treta, lidhja ime me bandat e Elbasanit. Burimi, Lulzim Basha. Edhe në këtë rast, ambasadori King-Smith ka përcjellë një shpifje të ish-kryetarit të PD. Ai në nëntor 2022 deklaroi se Berisha po mbledh firmat për mbledhjen e Kuvendit KOmbëtar me ndihmën e Suel Çelës. Unë iu përgjigja, por korrupsioni të bën të vuash nga humbja e memories.

Berisha ka denoncuar bandat e Elbasanit dhe të çdo qyteti me emra dhe lidhjet e tyre zyrtare, miq të ambasadorit, më shumë se të gjithë politikanët shqiptarë së bashku.

Ambasadori britanik mjafton të kishte hapur dosjet e qeverisë së tij dhe do të kuptonte se çfarë marrëzie ka shkruar. Do të duhej të lexonte dosjen e bashkëpunimit të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve gjatë qeverisjes së PD, një bashkëpunim i vlerësuar lart.’- tha Berisha.

Non grata nga SHBA, Berisha: Nuk ka asnjë provë, pse nuk i publikuan? U financua nga Soros

1689589198_berisha.jpgSali Berisha është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Ish-kryeministri vijon me akuzat se shkak për shpalljen e tij non grata është bërë George Soros. Sipas Berishës, nuk ka asnjë provë për shpalljen e tij non grata.“Për fat të keq nuk mund ta bëj këtë për shpalljen non grata nga departamenti i shtetit pasi edhe dy vite pas i është marrë ky vendim, DASH s’ka paraqitur asnjë provë fakt apo dokument ndaj askujt përfshi këtu edhe kongresmenëve të SHBA, mediave të rëndësishme në SHBA dhe askujt tjetër. Në faqet e këtij raporti paraqiten të gjitha të vërteta. Korrupsioni transnacional që sponsorizoi sanksionimin tim del në dritën e sillet me prova fakt e dokumente tronditëse. Qëllimi i këtij raporti nuk është demonstrojë pafajësinë e Berishës përballë akuzave të padrejta. Pafajësinë time e ka vërtetuar periudha 2-vjecare ku kryediplomati i botës nuk paraqiti asnjë fakt të vetëm. Kjo nuk ndodhi se kursejnë Berishën por se nuk ka asnjë të vërtetë në atë vendim. Sfida ime është ende e hapur, paraqisni një provë të vetme dhe unë largohem përfundimisht nga politika

Për turpin e çdo shqiptari, këtë sulm të opozitës e organizon Rama dhe mafia e George Soros. Rikujtoj çdo shqiptar që të mos krijojë kurë përshtypjen e gabuar se SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar fshihen pas këtij sulmi. Këto shtete janë viktimë të disa mollëve të kalbura që kanë rënë në rrjetën e merimangës së Soros, si Mcgonigal, apo Yuri Kim që u largua si të ishte sekretare e PS. Është me rëndësi që çdo shqiptar ta lexojë këtë raport ”, tha Berisha.

Advertisement