Connect with us

Kosova

I vuri flakën tre makinave në Vlorë, arrestohet zjarrvënësi

Burimet e policisë së Vlorës bëjnë me dije se është arrestuar personi i cili ditën e djeshme i vendosi flakën automjetit në lagjen Pavarësia teksa më pas morën flakë edhe dy makina të tjera. Personi është arrestuar përgjatë mbrëmjes. Bëhet fjalë për një djalë të ri nga mosha 25-30 vjeç i cili ka qenë autor u zjarrit. Personi në fjalë është identifikuar nga kamerat e sigurisë. Ai është nisur nga zona e stacionit të trenit në lagjen 24 maji në Vlorë, është ndalur në një karburant ku ka pirë kafe, teksa më pas bidonin e ujit gjysmë litri e ka mbushur me benzinë për ta përdorur për ti vendosur zjarrin automjeteve. Të gjitha këto lëvizje janë vëzhguar pas ngjarjes nga policia e Vlorës teksa janë regjistruar si prova materiale tashmë. Personi në fjalë dyshohet të ketë qenë i veshur me bluzën e zezë dhe kapale në kokë Sa është afruar pranë makinave është maskuar për të humbur gjurmët. Pritet njoftimi i policisë në vazhdim.

Lajmi në përditësim…

Advertisement