Connect with us

Aktualitet

Ishte me 200 km/h, si u përfshi nga flakët makina e të riut shqiptar

Një garë me makina dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen Arnold Selishtës. Kjo hipotezë po bëhet gjithnjë e më shumë konkrete. Sipas mediave italiane, në një moment, Range Rover-i dhe BMW-ja arritën një shpejtësi deri në 200 km/h. E duket se kjo shpejtësi e madhe i kushtoi dhe jetën të riut shqiptar. Nën hetim për këtë aksident tragjik është kushëriri i Arnoldit, 23-vjeç.

ME VIDEO: PAMJET nga aksidenti tragjik që i mori jetën Arnoldit

Arnold Selishta

Ky i fundit është arrestuar dhe në dëshminë e tij para hetuesve e ka mohuar që po bënin gara me makinë.

“Nuk po lëviznim me shpejtësi, hymë në rrethrrotullim, po kthehesha majtas siç bëjnë në Angli pastaj kushëriri im më tha të futesha djathtas, devijova, kushëriri nuk e kishte vënë rripin e sigurimit, ndërsa unë po, kjo që më shpëtoi jetën,”- mësohet të ketë thënë 23-vjeçari në dëshminë e tij. Por ky pohim bie poshtë nga hetimet e deritanishme, që flasin për një shpejtësi tej normave të lejuara.

Grupi i të rinjve sapo kishte dalë nga një klub në Nova Milanese, ku kishin kaluar mbrëmjen. E cila më pas përfundoi në mënyrë tragjike…

Advertisement