Rajon
Patatja e nxehtë ruse në duart e Serbisë
Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Bochan-Kharchenko ka dërguar një mesazh të qartë se vendi i tij do të përdorë çështjet e hapura në Ballkan për të arritur qëllimet e Rusisë në lidhje me përfundimin e luftës në Ukrainë.
Në një prononcim për Demostatin, themeluesi i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, tha se mesazhet e ambasadorit rus tregojnë se ende Moska e sheh veten pothuajse të barabartë me rolin e vendeve të Quint-it, sikur nuk është e vetëdijshëm se “nuk ka më një grup kontakti për Ballkanin” dhe se puna tani trajtohet nga të tjerët.
Janjiq theksoi se Bocan-Harçenko, duke deklaruar se qëndrimi i Beogradit do të jetë i rëndësishëm për Rusinë kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Kosovës në OKB, në fakt I la në dorë Serbisë pataten e nxehtë.
Ai mesazh është disi i ndryshëm nga mesazhet e fundit të Sergej Lavrov dhe Vladimir Putin para luftës në Ukrainë, kur thanë se do të ndjekin atë që po bën Beogradi, por që nuk i referohej qëndrimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara, theksoi Janjiq.
Ai gjithashtu theksoi se argumentet e ambasadorit rus janë në favor të të gjithë atyre në Serbi që mendojnë se plani franko-gjerman duhet të refuzohet dhe se Rusia kurrë nuk i ka besuar plotësisht Vuçiqit