Connect with us

Sport

Zyrtare/ Fundi i një karriere ‘legjendare’, Bufon heq dorë nga futbolli

Pas 28 vitesh në fushën e blertë, “gardiani” legjendar i Kombëtares italiane, Juventus, Parma e PSG, Xhanluixhi Bufon është shumë pranë dorëheqjes nga futbolli i luajtur, pas një karriere që mund të quhet me plotë gojë, “legjendare”. Portieri 45-vjeçar do të ndërpresë kontratën me Parmën dhe më pas do të shpallë përfundimin e karrierës së tij profesionale, teksa mësohet se një përfaqësues i lojtarit do të takohet me drejtuesit e klubit për të rënë dakord për prishjen e marrëveshjes.

Bufon filloi karrierën e tij të lartë në 1995 te Parma, duke luajtur për ekipin deri në vitin 2001. Pas kësaj, portieri italian luajti për “bardhezinjtë” e Juventus aty ku shkroi dhe historinë, deri në vitin 2018, dhe më pas u kthye në klub në vitin 2019 pas një sezoni te PSG. Në vitin 2010, Bufon u bë kapiten i kombëtares italiane dhe u tërhoq nga kombëtarja në vitin 2018. Gjatë kohës së tij me “të kaltërit”, legjenda italiane mori pjesë në 5 Kupa Bote (1998, 2002, 2006, 2010, 2014), teksa në vitin 2006, ai u bë fituesi i Kampionatit Botëror dhe gjithashtu u njoh si portieri më i mirë i turneut.

Advertisement