Connect with us

Kosova

Kuotat në rritje/ Politika patriotike dhe sovraniste shpërblejnë Albin Kurtin

Shumëkush nga analistët vendas dhe njohësit e çështjeve të Ballkanit, po kërkojnë përgjigje në pyetje se si kryeministri Albin Kurti, përkundër presioneve të SHBA-së dhe BE-së, sanksioneve dhe kërcënimeve nga opozita, ka lëvizur shumë pak nga kursi politik dhe po vazhdon përballjen me Brukselin dhe Uashingtonin.

Sipas mendimit të numrit më të madh të analistëve, Kurti e ka “erën në shpinë” duke pasur parasysh mbështetjen e madhe të votuesve shqiptarë në Kosovë, dhe sipas sondazheve të fundit, rreth 51 për qind e tyre besojnë se kryeministri po e bën mirë punën e tij.

Sipas analistëve, në kuadër të bastionit që ka në elektorat, justifikohet edhe manovra e fundit politike e Kurtit për të kërkuar ndryshimin e sekuencës së hapave të dakorduar me BE-në në drejtim të deeskalimit, d.m.th. Së pari të hiqen sanksionet ndaj Kosovës dhe vetëm atëherë ai do të mundësojë zgjedhje të reja lokale në zonat me shumicë serbe në veri.

Njohësit e situates thonë se Kurti merr forcë për qëndrimin e tij “të ashpër” ndaj krizës në veri të Kosovës në një masë të madhe nga bërthama e fortë e votuesve shqiptarë, të cilëve u pëlqen gjithçka që ai iu thotë aleatëve të fuqishëm dhe që vazhdimisht kërkon fajin tek serbët në veri dhe zyrtarët në Beograd

Hulumtimi i fundit i opinionit publik në Kosovë i realizuar nga UNDP-ja ka treguar se përqindja e atyre që janë të kënaqur me punën e institucioneve, veçanërisht kryeministrit Kurti, është në rritje. Për Demush Shashën nga Instituti Epik, shpjegimi për këtë trend është i qartë – qëndrimi i Kurtit kundër dialogut me Serbinë. Të gjitha lëvizjet e bëra nga Kurti për veriun, mendon Sasha, janë “politikë patriotike dhe sovrane” në sytë e votuesve.”Kjo shpjegon edhe rritjen horizontale të kënaqësisë së qytetarëve me të gjitha institucionet në vend, pa përjashtim” – theksoi Demush Shasha

Advertisement