Bota
Pamje të pazakonta/ Italia zbardhet nga bora në gusht
Pas valës së të nxehtit në korrik, rënia e papritur e temperaturave në të gjithë Italinë solli një surprizë të papritur: ditët e fundit bora është rikthyer në majën e Marmoladës.
Mëngjesin e sotëm maja e malit Punta Penia, 3343 metra mbi nivelin e detit, është zbardhur plotësisht, siç dokumentohet nga videot e postuara në rrjetet sociale.
Gjithashtu në rrjetet sociale janë publikuar edhe fotot e një plakur prej dëbore që mban një letër ku shkruhet:
4 gusht 2023. Gëzuar Krishtlindjet.
Minimumi i regjistruar sot në Marmolada ishte tre gradë nën zero dhe bora 20 centimetër, termometri nuk i ka kaluar 4 gradët gjatë ditës së sotme.