Connect with us

Kosova

Vrasja në Kosovë, pamjet kur autori largohet me armë në dorë

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet ku në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, njofton se një person është plagosur, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit.

“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.

“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes, dhe policia është në kërkim të tij”, ka thënë ai.

I dyshuari për vrasjen në Kosovë është shtetasi Tush Frroku, ku për motive ende të panjohura ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës, Anton Prela.

Advertisement