Connect with us

Kosova

E fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Rreth orës 13:00 në rrugën rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia e Kosovës konfirmon se nuk ka persona të lënduar, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë.

Këto informacione i dha për Gazetën Express zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të peronit  të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.

Advertisement