Connect with us

Rajon

Vrasja e shqiptarit, mediat greke: Autori ka jetuar në një shtëpi me viktimën

Autoritetet greke kanë vijuar me identifikimin e një të dyshuari kryesor në rastin e vrasjes së shqiptarit, Aleksandër Zaka i cili u gjet i pajetë dy ditë më parë në oborrin e shtëpisë së tij në Salamina.

Sipas informacioneve të protothema.gr, efektivët e policisë që po merren me rastin kanë arritur në përfundimin se pas vrasjes së 50-vjeçarit, i cili kishte një plumbi në pjesën e pasme të kokës, ka shumë gjasa që një burri qëndron pas vrasjes së viktimës që dyshohet se e ka pritur në të kaluarën në shtëpinë e tij.

“Hetimi është ende në vazhdim, por është identifikuar një i dyshuar kyç i cili dyshohet se ka qëndruar në shtëpinë e viktimës për periudhën e kaluar. I dyshuari është në kërkim”, tha burimi i protothema.

Hetimi i EL.AS. për gjetjen e të dyshuarit është duke vazhduar.

Advertisement