Connect with us

Aktualitet

Emigrantët largohen nga vendlindja pas pushimeve, radhë në pikën kufitare të Kapshticës

Emigrantët kanë nisur të largohen drejt vendeve të tyre të punës në Greqi, duke sjellë radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Në kushte të tilla, shtetasit shqiptarë dhe jo vetëm kanë qenë të detyruar të presin gjatë për të kaluar në anën tjetër të kufirit.

Kjo ka ardhur për shkak të fluksit të lartë të mjeteve nga njëra anë dhe nga ana tjetër autoritet greke kanë punuar me 2 sportele në hyrje.

Për shkak të fluksit të lartë autoritet tona të kufirit i kanë kërkuar homologëve grekë të punojnë me procedurë të përshpejtuar.   

Vetëm paraditen e së shtunës nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kanë kaluar më shumë se 2700 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, situata paraqitet e qetë.

Advertisement

TRENDING