Connect with us

Sport

Inter fiton pa vuajtje, Dumfries e Lautaro nderojnë “zikaltërit”

Inter dominon dhe fiton me rezultatin 0-2 ndaj Cagliarit në “Unipol Domus”, në takimin e fundit të javës së dytë të Serie A. Skuadra e Inzaghit zhbllokoi sfidën në minutën e 21’, me Dumfries që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të Thuram. Ndërsa vetëm nëntë minuta më pas Lautaro dyfishoi avantahzin e “zikaltërve” pas asistit të Dimarcos. Në fraksionin e dytë Interi pati edhe disa raste të tjera për të thelluar më tej rezultatin, porn ë fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-2. Kështu Cagliari pëson humbjen e parë të sezonit dhe renditet në vend të 15-të me një pikë, teksa Interi merr fitoren e dytë radhazi dhe renditet në vend të tretë me gjashtë pikë, pas Milanit kryesues dhe Napolit të vendit të dytë.

SHIKONI GOLIN: 

Goli i Denzel Dumfries, 0-1:

Goli i Lautaro Martinez, 0-2:

Advertisement