Connect with us

Aktualitet

Speciale | Zgjedhjet në veri në shtator? – Çfarë thuhet në peticion

Zgjedhjet e reja në katër komunat në veri të vendit, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, mund të mbahet vetëm me anë të peticionit për largimin e kryetarëve shqiptarë ose me dorëheqjen e tyre. E derisa kryetarët të këtyre komunave nuk po japin dorëheqje, Qeveria e Kosoëvs ka përgatitur një Udhëzim Administrativ që rregullon iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit. Kërkesë kryesore e ndërkombëtarëve për shtensionimin e situatë në veri është mbajtja e zgjedhjeve të reja. E këto zgjedhje janë paralajmëruar se mund të mbahen në muajin shtator, por fillimisht duhet të ndodhë largimi i kryetarëve aktual. Ndërkohë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ka hartuar një Udhëzim Administrativ, në të cilin rregullohet mënyra për largimin e kryetarëve në katër komunat veriore. Çka thuhet në Udhëzimin Adminstrativ? Ekonomia Online ka publikuar Udhëzimin Administrativ i cili përmban shtatë nene dhe ka për qëllim “përcaktimin e procedurës së inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativave të qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni”. Neni 4 i këtij Udhëzimit Administrativ flet për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës. Në këtë nen thuhet seinicimin e kërkesës mund ta bëjë vetëm një qytetar, mirëpo që kërkesa të jetë e shqyrtueshme, duhet të jetë e nënshkruar nga së paku 20% e votuesve të regjistruar. “Kryesuesi i kuvendit të komunës jo më vonë se tre (3) ditë pune nga pranimi i njoftimit nga personi përgjegjës, njofton personin përgjegjës me numrin e votuesve të regjistruar në atë komunë si dhe i përcjellë dokumentacionin përcjellës si dhe mban të informuar Ministrinë

Advertisement