Connect with us

Aktualitet

Arrestohet drejtori i zjarrfikëses së Cërrikut, ja për çfarë akuzohet (EMRI)

Vihet në pranga drejtori i shërbimit zjarrfikës së Cërrikut, Artion Taçi. Mësohet se ai akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe krim zgjedhor.

Arrestimi është bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Po ashtu në pranga janë vënë edhe vartësit e tij, Agiano Dinoshi, Adnand Xhelili, Alban Shima, Armand Gjoka.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se drejtori dhe vartësit e kanë dhënë vërtetime false subjekteve që kishin detyrime, ndërsa kanë marrë pjesë  aktive në zgjedhje në një kohë që e kanë pasur të ndaluar.

Advertisement