Connect with us

Aktualitet

‘Dyshonte se e tradhtonte me…’, si avokati i njohur pagoi 120 mijë euro për të vrarë gruan

Avokati Alban Bengasi u arrestua sot në Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga GJKKO për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Ishte dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani ajo që fundosi avokatin e djallit, siç thirrej Bengasi, pasi të gjitha çështjet që ai merrte në mbrojtje lidheshin me mbrojtjen ligjore që ky i fundit u jepte të fortëve të krimit.

Në dëshminë e dhënë për hetuesit, Dumani ka rrëfyer se si avokati e pagoi për t’i vrarë bashkëshorten e tij, pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.

Blerta Ryçi, nëna e dy fëmijëve të Alban Bengasi, u dhunua brenda më 31 janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj, por pavarësisht akuzave të saj se ngjarja ishte porositur nga i shoqi, ngjarja u zbardh vetëm pas prangosjes së Nuredin Dumanit, rreth dy vite më vonë.

“Një person u afrua dhe qëlloi me grushte për disa minuta. Sipas prokurorisë ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identikitin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër”, rrëfeu ajo.

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u ka thënë hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte pikërisht bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci. Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshorten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë.

Nuredin Dumani i ka thënë grupit hetimor se personi që e ka kontaktuar fillimisht me avokatin ka qenë Festim Qoli, një nga 9 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Sipas tij, Festim Qoli kërkonte t’i bënte nder Dumanit sepse pretendonte që avokati Alban Bengasi do e ndihmonte të merrte 500 mijë euro dëmshpërblim nga shteti për shkak se tërmeti i kishte dëmtuar kompleksin në pronësi të tij.

Ndër të tjera ai tregon se avokati nuk i ka dhënë paratë sepse donte që ajo të ishte sa më e dëmtuar. Ai shprehet se pasi nuk kanë rënë dakord, avokati i ka thënë se do ia kërkonte këtë nder të Gjergj Cukalit ( i konsideruar si i forti i Myslym Shyrit) i cili sipas tij ishte në borxh me të sepse e kishte nxjerrë njëherë nga burgu.

“Më ofroi çmimin e 120.000 eurove për ta mbaruar si punë. I thashë është shumë pak për një femër. Më thanë nëse nuk e bën ti do ti them Gjegj Cukalit ta bëj pasi më ka borxh për një nder pasi e kam nxjerr nga burgu. I thashë vazhdo me Gjergjin unë se marr përsipër këtë gjë”, tha ai në dëshminë e tij.

Dosja hetimore
Lidhur me faktin penal të dhunës në familje ndaj shtetases Blerta Bengasi.

Në datën 30.01.2020 rreth orës 11.15 në Rrugën “Mihal Grameno”, pa shkuar te shkolla 9 vjeçare, në momentin që shtetasja Blerta Ruçi ësht futur në makinën e saj me targa AA 282DI, është afruar një person dhe e ka qëlluar në pjesën e fytyrës. Kjo skenë ka zgjatur disa minuta dhe agresori është larguar nga ana e kundërt e shkollës “Mihal Grameno”. E dëmtuara ka lëvizur në drejtim të shkollës “Osman Myterizi” dhe ka njoftuar policinë.

Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor nr.83 ka rezultuar se: Në trupin e të dëmtuarës u konstatua një ekimozë me karakteristika dhe lokalizime në trup. Dëmtimi i është shkaktuar me mjet mbretës. Dëmtimet e mësipërme hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat sjellin pasojën e humbjes së përkohshme të aftësisë deri në 9 ditë. E pyetur pyetur rreth këtij fakti e dëmtuara ka deklaruar se: personi që e goditi mund të jetë i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër.

Ajo ka sqaruar gjithashtu se ishte në proces divorci me bashkëshortin e saj Alban Bengasi dhe ka shprehur bindjen e plotë përpara policisë se duke qenë se nuk ka konflikte të tjera dhe i vetmi konflikt është me bashkëshortin e saj, dyshon që organizatori i goditjes së saj është pikërisht Alban Bengasi.

Lidhur më këtë fakt penal nga ana e organit procedues është këqyrur dhe marrë dosja penale e dhunës së shtruar ndaj kësaj shtetaseje në prokurorinë e Tiranës, e cila me vendimin datë 11.02.2020 është mosfilluar.

Në vijim të hetimit lidhur me këtë episod dhunë ndaj shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kanë dalë të dhëna me interes në drejtim të identifikimit të autorëve të saj. Me rëndësi për këtë çështje është deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani dhënë për organin e akuzës më datë 15.04.2022, i cili sqaron se: “Në fund të vitit 2019 ose fillim të vitit 2020 mesa mbaj mend, më kërkon Festim Qoli por se mbaj mend me telefon ose me ndonjë person, takimin e kemi bërë tek shtëpia e Festimit. Kur kam shkuar tek shtëpia më ka kërkuar ndihmë për një mikun e vet. Ishte avokat, ky avokat ka qenë edhe avokati im në çështjen që ka pasur për heqje të lirisë së personit në vitin 2013, mbaj mend që ka pasur një Range Rover të fundit me 444.

Avokati është qeros, i gjatë i dobët me emrin Alban. E kam takuar dhe vetë mbrapa për këtë punë që më tha Festimi. Kam shkuar në darkë tek Festimi, pasi ndenjëm më kërkoi të rrihnim një femër kundrejt pagesës. Kjo femra jetonte në Tiranë tek Kodra e Diellit ja di dhe pallatin nëse shkoj dhe shikoj. Ajo kishte një fiat punto ngjyrë vishnje me sa mbaj mend unë dhe targat mund të kenë qenë 020DI por s’jam i sigurt për këtë gjë.

Festimi më tha sa lekë doja që ta beja si punë. Unë i thash që nuk e kam me qef me e rraf, por do e diskutojmë që ti çojmë dikë tjetër. Festimi ma kërkoi me ngulm këtë gjë pasi donte t`ja bënte si nder mikut të tij që kishte avokat.

Këtë punë Festimi donte shumë që tju realizonte pasi kur ra tërmeti në nëntor, ju prish kompleksi dhe kërkonte dëmshpërblim nga shteti dhe avokati do e ndihmonte që të merrte 500.000 euro. Festimi më çoi afër te shtëpia e saj dhe më tha se kush ishte objektivi. Unë e pashë atë ditë dhe e fiksova si pamje. Nga ajo ditë unë e ndoqa disa ditë vetëm për ti mësuar intenerarin dhe më pas e kam ndjekur një ditë me Asllan Plakun por ai nuk ma mbushi mendjen dhe e lashë si punë që të ma bënte ai dhe më pas i thash Eljo Bitrit dhe një djalë tjetër që nuk ja mbaj mend emrin dhe as si pamja nuk e mbaj mend mirë.

E kam ndjekur gruan edhe me Eljon dhe atë djalin dhe i tregova ku rri çfarë bën. Mbaj mend që ajo blinte byreqe në drekë tek një byrektore një kioskë njëkatëshe afër një shkolle, ajo rruge ka qenë mbrapa ish tregut elektrik mbaj mend që nga ajo rrugë dilje te një spital dhe më pas tek Tegu. Ajo merrte çdo ditë byrek aty, ndonjëherë ajo pinte dhe kafe në një lokal në katin e 2 me disa gra të tjera. Pasi e pa Eljo se ku ishte u sigurua për personin dhe unë ika pastaj.

Dua të shtoj se Festimi donte patjetër që ti thyenim një këmbë ose një dorë. Eljo mbasi mbaroi punën më ka shkruar mesazh dhe më pas kemi pirë kafe duke më thënë që e kreva atë punë. Më tregoi që i kishte rënë me grushta fytyrës derisa e kishte parë që kishte qenë duke i dalë gjak nga fytyra. Godija ka ndodhur brenda në mjeti. Goditja ka ndodhur përballë byrektores. Unë e prisja gruan që kur dilte nga shtëpia nuk e mbaj mend orën, dhe e ndiqja deri tek byrektoret në fakt e ndiqja kudo që shkonte ajo, doja të dija me imtësi rrugët që bënte ku shkonte që ti jepja informacion të plotë çunave.

Shkova te Festimi i kërkova lekët por ai nuk ishte i kënaqur sepse nuk kishim thyer as këmbë as dorë por vetëm turinjtë. Festimi në atë moment kishte folur me avokatin. Avokati nuk ishte i kënaqur sepse nuk ishte arrit kërkesa e tij, ai donte që gruaja e tij të ishte sa më e dëmtuar.

Avokati pagesën ja dha Festimit dhe i kishte kërkuar Festimit që të bënim një takim të 3 të shkoja dhe unë që të diskutonim që ta eleminonim gruan e tij komplet pasi nuk donte që të ishte më gjallë. Mesa di unë avokati nuk donte që gruaja e vet të ishte gjallë pasi ajo e kishte tradhtuar me një shokun e vet të ngushtë. Duke e ndjek gruan unë e pash në fakt edhe të dashurin që vinte tek shtëpia e kësaj gruaje në Kodrën e Diellit, e kam parë disa herë.

Ishte një burrë rreth të 45 – 50, trup i shëndosh i madh. Takimin e bëmë në një lokal në Tiranë, vendin nuk e mbaj mend se ishte natë. Isha unë me Festimin dhe më vonë erdhi edhe avokati me një person tjetër që kishte dalë nga burgu pasi e kishte nxjerrë avokati. Në tavolinë avokati më shprehu pakënaqësi për punën e pabëre siç duhet dhe më pas më tha më mirë që shkoi kështu pasi më është shtuar inati dhe dua ta eliminoj fare. Më ofroi çmimin e 120.000 eurove për ta mbaruar si punë.

I thashë është shumë pak për një femër. Më thanë nëse nuk e bën ti do ti them Gjegj Cukalit ta bëj pasi më ka borxh për një nder pasi e kam nxjerr nga burgu. I thashë vazhdo me Gjergjin unë se marr përsipër këtë gjë. Ndenjëm dhe gjysmë ore tjetër por nuk e diskutuam më këtë gjë. Ai po na tregonte se për rrahjen mos u bëj merak ti as shokët pasi po iku për të bërë denoncim ajo unë shefin e komisariatit e kam njeriun tim dhe ndërhyn ai që për këtë ngjarje të mos arrestohet kush.

Pastaj ikëm për punën tonë unë me Festimin në Durrës. Gjatë rrugës Festimi me tha pse se mere atë punë pasi ai është robi jonë dhe do na bënte shumë ndere dhe punë të tjera se do e kishim në dorë atë pasi ai ka lidhje me gjyqtarë dhe prokurorë. Edhe unë për atë punë e mbaj afër atë. Ai pinte shumë mall, kokainë. E mbyllëm si muhabet dhe se hapëm më”.

Sa më sipër, rezulton se i hetuari Alban Bengasi, duke qenë në konflikte të vazhdueshme me bashkëshorten në atë kohë, me të cilën ishte në proces divorci , me qëllim cenimin e integritetit fizik dhe psiko-social të bashkëshortes së tij, ka organizuar në bashkëpunim në formë të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, rrahjen dhe veprimet e dhunës ndaj saj, në bashkëpunim me shtetasit Festim Qoli, Nuredin Dumani, Eljo Bitri, dhe një person i paidentifikuar, kundrejt pagesës.

Prokuroria në kërkesën e paraqitur arsyeton se: Në këtë mënyrë konkludohet se shtetasit Alban Bengasi, Festim Qoli, Nuredin Dumani, Eljo Bitri, dhe një person i paidentifikuar, dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Dhuna në familje” kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 130/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetases Blerta Ruci (Bengasi).

Aktualitet

VOA për operacionin e SPAK: Hetimet e Prokurorisë së Posaçme godasin 7 grupe të rrezikshme kriminale

Në Shqipëri, një nga hetimet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryera deri tani nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, ka mundur të dokumentojë disa raste vrasjesh dhe tentativash për vrasje, ku janë përfshirë 7 ndër grupet më të rrezikshme kriminale në vend dhe emrat më në zë të botës së krimit. Hetimet janë shtrirë dhe në disa shtete europiane, falë koordinimit me Europol-in edhe në fazën e operacionit të nisur që mëngjesin e ditës së djeshme.

Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhëra arresti, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjike, falë bashkëpunimit me autoritetet e këtyre vendeve. Një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhëra arresti, ndodhen prej kohësh jashtë vendit. Në listën e personave që janë në kërkim rezulton dhe ish deputeti socialist Arben Ndoka, i dyshuar si kreu i njërit prej grupeve si dhe vëllai dhe i afërmi i një tjetër deputeti të shumicës, Eduard Ndreca.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, karakteristikë e këtyre grupeve është dhuna e egër në kryerjen e krimeve. Hetimet kanë zbuluar lidhjet mes tyre, aleancat dhe armiqësitë që kanë qenë burim i vrasjeve dhe tentativave për vrasje, mes anëtarëve të grupeve.

Nga hetimet, ka dalë në dritë dhe përfshirja e disa punonjësve të policisë, ish Drejtorit të Lezhës Henrigert Mitri, aktualisht në Drejtorinë qendrore të policisë, dhe ish shefit të seksionit të trafiqeve dhe narkotikëve në këtë qytet, edhe ai aktualisht në detyrë si oficer policie, të dy të lidhur me një nga grupet kriminale dhe të angazhuar në kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu, hetimet kanë çuar dhe në zbulimin e lidhjeve me grupet kriminale të dy ish efektivëve të forcave speciale.

 

 

Gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhërave të arrestit, janë ushtruar kontrolle në 50 banesa, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Rrëshen, Kurbin, Fushë-Krujë dhe Krujë, ku ishin dhe bazat e grupeve. Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka sekuestruar automjete të blinduara, bizhuteri, lingota floriri dhe vlera monetare, për një total prej afro 4.5 milionë euro, nga të cilat 3 milionë euro janë cash./ VOA

Continue Reading

Aktualitet

Pronari i hotelit në Dhërmi ndërron jetë në spital, e zuri korrenti bashkë me dy punonjësit

Aldo Metani, pronari i hotelit në Dhërmi që ra në kontakt me energjinë elektrike ka ndërruar jetë në spital.

Pronari i hotelit ‘Hilton’ dhe dy punonjës të tij ranë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryenin disa punime me ndriçimin e jashtëm të hotelit pasditen e sotme.

Mësohet se dy punonjësit E.H. dhe K.N., janë në gjendje të rëndë në spital.

Tre shtetasit pas kontaktit me energjinë elektrike u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por pronari i hotelit nuk ia doli. Mbetet për t’u parë në vijim gjendja e dy punonjësve të tjerë.

“Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë tr”, njoftoi më herët policia.

ansportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëveSakaq, grupi hetimor shkoi tek hoteli për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Aktualitet

Lihen në burg në Angli dy kriminelët shqiptarë! Kalonin ilegalisht emigrantë me kamion dhe avionë të vegjël

Dy kriminelë shqiptarë nga Londra Lindore, të cilët organizuan kontrabandimin e emigrantëve në Britaninë e Madhe duke përdorur kamionë dhe avionë të vegjël, janë dënuar në total me pesë vjet e dy muaj.

Dyshja u dënuan në mars të këtij viti, pas një hetimi të gjatë tetë-vjeçar nga Agjencia Kombëtare e Krimit mbi aktivitetet e një sindikate të rëndësishme shqiptare të krimit të organizuar.

Shtetasit shqiptarë Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37, të dy nga Leyton, kanë organizuar të paktën nëntë udhëtimesh me emigrantë nga 2016 deri në 2017, ku tre prej të cilave ishin nëpërmjet një avioni në një aerodrom në Essex. Hilaj ishte koordinatori i MB për grupin shumëkombësh të krimit të organizuar.

Në vitin 2017, oficerët e NCA parandaluan dhe kapën një numër kalimesh nga Evropa, duke punuar ngushtë me homologët francezë dhe belgë. Shumë prej emigrantëve kishin të ruajtur numrin e Hilajt në telefon dhe kishin komunikuar drejtpërdrejt me të ose me kontakte të përbashkëta.

Provat telefonike zbuluan se dyshja ishin drejtuesit e një rrjeti kriminal që i merrnin emigrantëve shqiptarë rreth 10,000 £ për secilin për të hyrë në MB dhe më pas i ndihmonin ata të gjenin një vend për të jetuar. Kjo përfshinte sigurimin e tyre me pasaporta të falsifikuara, karta identiteti dhe fatura false të shërbimeve.

Hilaj siguroi që automjetet që transportonin emigrantët të mbërrinin në një vend të sigurt në MB dhe pasi t’i linin, të ktheheshin pa ngjallur dyshime. Ai ishte gjithashtu në kontakt të rregullt me ​​emigrantët e paligjshëm para dhe gjatë udhëtimit të tyre.

Kadena veproi si asistent i tij dhe ishte i përfshirë kryesisht në kontrabandimin e emigrantëve duke përdorur avionë të vegjël. Më 9 korrik 2017, ai ndihmoi gjatë një fluturimi që transportonte një numër të panjohur emigrantësh nga Calais në Essex, duke udhëtuar vetë drejt aeroportit Stapleford për të mbledhur dhe transportuar emigrantët nga fusha ajrore pasi të kishin zbritur.

Një fluturim i planifikuar më 17 korrik 2017 u kap nga policia franceze përpara se avioni të ngrihej nga fusha ajrore e Marck pranë Calais. Katër emigrantë, përfshirë një fëmijë, u ndaluan të sigurt. Piloti dhe lehtësuesi i Mbretërisë së Bashkuar u arrestuan të dy, pasi ky i fundit ka qenë në kontakt të shpeshtë me Kadenën. Të dy u akuzuan dhe u dënuan në Francë.

Në të njëjtën ditë, pas përgjimit në Francë, oficerët e mbikëqyrjes së NCA vëzhguan Hilajn dhe Kadenën në një takim “fallout” në një pijetore.

Hilaj dhe Kadena u arrestuan më 26 korrik 2017 në adresat e shtëpive të tyre nga NCA. Hilajt iu gjetën një sërë dokumentesh identiteti false, të cilat ai planifikoi t’ua dorëzonte emigrantëve që i ndihmoi. Në një nga telefonat e tij, oficerët zbuluan mesazhe në të cilat ai kishte korrigjuar gabimet e shtypjes në dokumente false, si dhe kërkime në internet në lidhje me ndalimi i avionit më 17 korrik.

Kadena u gjet me një sasi të vogël kanabisi, si dhe një foll sigurie për portën në Stapleford Airfield.

Hilaj dhe Kadena u dënuan sot në Southëark Croën Court me përkatësisht tre vjet e gjashtë muaj dhe një vit e tetë muaj.

Rezultati shënon fundin e një hetimi tetë-vjeçar të NCA – të koduar Operacioni Micropus – ndaj një grupi të krimit të organizuar shqiptar të përfshirë në lehtësimin e migracionit të paligjshëm, pastrimit të parave, trafikut të drogës dhe furnizimit me dokumente të falsifikuara.

Continue Reading

Aktualitet

Martinaj i zhdukur apo i vdekur? Hoxha: Eliminimi i tij, rezultat i aleancës së grupeve kriminale me interesat politike

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje lidhur me zhdukjen e ish drejtuesit të lojërave të fatit në vend, Ervis Martinajt.

Hoxha u shpreh se ai i qëndron një versioni të mëhershëm të tijit, ku shprehet se Martinaj është rrëmbyer, ekzekutuar dhe trupi i tij më pas është zhdukur

Ai shpjegoi më tej se ka dyshime se një emër i botës së krimit është përfshirë në eliminimet e Brilant dhe Ervis Martinajt duke qenë pjesë e një aleance të madhe të grupeve kriminale në vend.

“Ky është një hetim i cili e ka fillimin te procedimi 59 i vitit 2022, që nis nga zhdukja e Ervis Martinajt. Unë i qëndroj versionit që është rrëmbyer, ekzekutuar dhe kufoma është zhdukur, Policia ka kërkuar 2 muaj me polumbarë në det dhe më pas është kërkuar për 3 muaj në tokë pasi mendohet se kufoma e tij është në një rreze prej 3 km larg Fushë Kuqes.

 

 

Për mua, e gjithë kjo panoramë e ka zanafillën nga Ervis Martinaj. Nëse aty do ketë edhe një emër që ne e kemi përmendur shumë rrallë, ky vepron zakonisht rreth Kamzës, por është shfaqur në arratisjen nga burgu të Admir Tafilit, kur ka qenë vetëm 19 vjeç. Nuk ka qenë shumë i njohur deri në eliminimin e Brilant dhe Ervis Martinajt. Nëse ky emër do jetë i përfshirë në këtë mozaik do plotësonte gjithë kuadrin dhe do kishim një aleancë të madhe të grupeve kriminale që ishin edhe armiq edhe aleatë, madje janë bërë prapë armiq pasi është zhdukur Ervis Martinaj. Gjithë ky pazëll që është krijuar, këto grupe për shkak të interesave janë bashkuar, edhe me interesa politike, dhe kanë realizuar eliminimin e Ervis Martinajt dhe organizatës së tij. Ndaj është kontrolluar edhe shtëpia e Ervis Martinajt”, u shpreh ai.

Continue Reading

Aktualitet

U fut për t’u larë, 25 vjeçari polak rrezikoi të mbytet te Liqeni i Tiranës

Një 25 vjeçar nga Polonia është futur ditën e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës ku ka rrezikuar të mbytet.

Ai është transportuar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 18.05.2024, rreth orës 16:00, te Liqeni Artificial i Tiranës, është futur në liqen dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet shtetasi polak F. M., 25 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Continue Reading
Advertisement

TRENDING