Connect with us

Politike

‘Berisha duhet…’/ Sula ‘shpërthen’ në akuza: Aibeaj na mbajti me gënjeshtra

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka folur për mbledhjen e mbajtur pak ditë më parë mes 43 deputetëve të opozitës, të thirrur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Ai tha se nëse faktori opozitar nuk bashkohet, kjo do të çojë në drejt eliminimit.

“Kam parë atë ditë, sjellje dhe qëndrimi e Berishës dhe deputetëve të tjerë, me një çiltërsi, dhe i thash Korreshit ‘e shikon sa e lehtë ka qenë për të qenë bashkë të gjithë’. Edhe Berisha njeri është dhe u lëndua nga ai vendim, që Basha e mori personalisht. Por Berisha duhet të kishte gjetur forcën dhe të mos e niste atë lëvizje. Duhet t’i lëmë pas shpine çfarë kanë ndodhur…”, tha Sula në News24.

Më tej Sula tha se ndjen keqardhje për Enkelejd Alibeajn, që sipas tij i ka mbajtur për një vit me gënjeshtra.

“Shpreh keqardhje për Alibeajn, që të ketë sjellje meskine, që për një vit na mbajti me gënjeshtra, doli koka kur do dilnin kandidaturat e 14 majit… është turpshme që një opozitar të punojë pro pushtetit. Kjo e ndau Bardhin nga Basha. Bardhi me tha se ‘Enkelejdi më thotë që nuk komunikon me Bashën”.  14 maji dëshmoi që përçarja na çon në eliminim total. Unë kam patur takim edhe me disa ndërkombëtar dhe pyetja  që kamë bërë ka qenë: dakord Berisha non grata duhet të largohet, por a ka moral që komuniteti ndërkombëtar ta shikojë të keqen vetëm nga pushteti? Përgjigje, deri diku heshtje”, pohoi ai.

“Unë jam i qartë në rrugën time, mendoj se non grata e Berishës nuk e pengon, sepse dëmi që i është bërë vendit është nga mazhoranca. Gjithë faktori opozitar duhet të përmblidhemi rreth një emër konkret në hije për kryeministër. Që në 2025 ta kemi gati”, tha Sula ndërsa shtoi se në mbledhjen e radhës ai do të prezantojë edhe një platformë.

Sipas tij platforma do të jetë për ngritjen e një grupi deputetësh dhe ekspertësh për të monitoruar çdo ministri.

“Mbledhjen tjetër do propozoj një platformë për monitorimin e Ministrive. Të ketë një grup deputetësh të opozitës që të monitorojnë çdo ministri. Pra jo të dalim në një deklaratë për mediat, por me një analizë”, deklaroi Sula.

“A mund të bashkohemi të gjithë bashkë? Unë them po! Nëse kjo pakicë do ketë bashkëpunim me maxhorancën për reformën zgjedhore, do ishte krim… Mendoj se këta duan ta kthejnë dhe republikë presidenciale, po hamendësoj”, tha ai.

Advertisement