Connect with us

Aktualitet

Mafia e burgjeve/ Kush qëndron pas masakrës në Greqi

Gjashtë persona u ekzekutuan më armë zjarri pasditen e të hënës (11 shtator) në Loutsa të Greqisë ndërsa kanali grek i CNN, raportoi se të gjitha viktimat dyshohet se janë shqiptarë. Masakra ka ndodhur mes rrugëve Arionos dhe Acropoleos në Loutsa, zonë pranë Athinës rreth orës 18.41 sipas orës lokale. Fillimisht u raportua se viktimat ishin me prejardhje rome, por pasi policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe rrethoi vendin e krimit, media greke CNN shkruan se viktimat janë shqiptarë, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Identitetet e viktimave nuk janë bërë publike, ndërsa raportohet se po lëviznin me një makinë “Ford Focus” me targa “RR-6666”. Disa nga të vrarët janë gjetur brenda automjetit të pajetë, të tjerët jashtë makinës të shtrirë përtokë. Dyshimet paraprake janë për larje hesapesh midis grupeve kriminale ndërsa shërbimet e policisë gjetën në vendin e ngjarjes 25 gëzhoja pistolete 9 milimetërshe. Autorët raportohet se janë larguar me një motoçikletë dhe një makinë me ngjyrë të zezë tip “Ford” me targa shqiptare false. Policia greke ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në të njëjtën kohë po mbledh dëshmitë e banorëve dhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, të cilët mund të zbardhin detaje mbi autorët. Policia ka dhënë urdhër pranë porteve dhe aeroporteve si dhe kufijve tokësorë të vendit që të kenë vigjilencë të shtuar për gjetjen e autorëve. Specialistët e kriminalistikës thonë se egërsia e ekzekutimit, tregon një plan veprimi të mirëorganizuar, nga vrasës profesionistë, të cilët kanë përfunduar një prej të ashtuquajturave kontrata të vdekjeve, por e tillë si kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në Greqi

Kush qëndron pas masakrës në Greqi? Shtypi helen: Urdhri për ekzekutimin e shqiptarëve u dha nga mafia e burgjeve
Mediet greke shkruajnë se urdhri për vrasjen e 6 personave që sipas tyre janë shqiptarë, ka ardhur nga burgjet për mosmarrëveshje për drogën. Iefimerida sqaron se anëtarët e mafies shqiptare dyshohet se kishte mosmarrëveshje për afera të paligjshme si drogë apo grabitje. Prita u bë në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos në Artemisa. Sipas autoriteteve greke ky vend është zgjedhur nga autorët pasi është favorizuar edhe për t’u arratisur.

Mediet greke: Dy skenarët që po hetohen për masakrën me 6 shqiptarë të vrarë! Pritë apo takim mes bandave? Njiheshin me njëri-tjetrin

1694461461_llllllllllllllllll.JPG

Mediet greke kanë dhënë detaje mbi masakrën me 6 persona të ekzekutuar brenda një makine me targa gjermane tip Ford në periferi të Athinës në Greqi. CNN grek raportojn se dyshohet që viktimat të jenë shtetas shqiptar, por kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Policia po heton dy skenarë për ngjarjen. I pari, të cilin e konsiderojnë më të mundshëm, është se autorët u kishin bërë pritë 6 personave të vrarë. Dhe versioni i dytë është se mes dy bandave ka pasur një “takim”, por nuk ka pasur “marrëveshje” mes tyre dhe më pas kanë nxjerrë pistoletat. Sipas asaj që shkruan anëtarët e dy bandave njiheshin me njëri-tjetrin.

Advertisement